Arkiv-Lajme

Berisha në Strasburg: Gjakmarrja? Është afër... zeros!

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:52

Në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Berisha është në këto momente duke marë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që zhvillohet në Pallatin e Europës, në Strasburg. Pasi iu drejtua Asamblesë me një fjalim, Berisha është duke iu përgjigjur në këto minuta pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë. Rutinën e zakonshme e ka prishur një pyetje e sikletshme e një përfaqësuesi të Francës, i cili e pyeti kryeministrin e shqiptarëve për… gjakmarrjen. Dhe ja përgjigja e Berishës :  

Arvizu: Dalja në skenë e AK-së dhe FRD-së është e rëndësishme

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:39

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Wake up” të Top Channel, Ambasadori amerikan në Tiranë,bëri disa deklarta të forta rreth mënyrës sesi u zgjodh Presidenti i Republikës (shihni lajmin paraardhës në nyjen: http://www.respublica.al/artikuj/2012/6/25/arvizu-pse-su-ndodha-kur-u-zgjodh-nishani-kisha-pune-te-tjera-per-te-bere )

Mark Marku: Shpërndarja e ofiqeve ngrihet mbi parimin “askush në vendin e vet”

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:38

Mark Marku denoncon “një parim të liderëve shqiptarë për sa i përket shpërndarjes së ofiqeve”. Cili është parimi? “Askush në vendin e vet” – ky është parimi.. Dhe për këtë, nuk i mungojnë ilustrimet. E fillon me Haxhinaston, “i cili ka një formim në fushën e shkencave humane, [dhe] shkon ministër i Ekonomisë”, pastaj me “Panaritin, i cili ka një formim ekonomik, [dhe] shkon në Ministrinë e Jashtme”. Por këto janë ilustrime taze.

Ina Rama, kryeprokurore deri në nëntor apo deri në maj?

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:06

Sipas kushtetutës që ishte në fuqi kur Ina Rama u zgjodh si kryeprokurore, ajo mund të qëndronte në detyrën e saj deri sa Zoti ose Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Repblikës t’ia hiqte mandatin. Por me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 2008-të, mandati i saj kufizohet deri në 5 vjet. Dhe pyetja është nëse mandati 5-vjeçar do t’i quhet i përfunduar në nëntor, muaj në të cilin u zgjodh, apo në maj, muaj në të cilin ndryshimet e kushtetutës u zyrtarizuan.

Jeta e trishtuar e Viktor Qurkut e rrëfyer prej Sadik Bejkos

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:38

Në një libër të Sadik Bejkos me titull “Sytë e Gështenjave të Egra” (ku përshkruhen, edhe me ndihmën  e elementëve autobiografikë, disa ngjarje të komunizmit të Hoxhës), ka një moment ku ai flet për Viktor Qurkun. Ky emër nuk u thotë ndonjë gjë gjeneratave të reja, por nuk ka qenë i panjohur për ata që kanë jetuar në ato kohë. Ndërsa jeta e tij ka qenë për shumëkënd krejt e panjohur. Dhe është një jetë dramatike.

Kufizimi i mandatit të kryeprokurorit vlen dhe për Ina Ramën?

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:23

Dihet që mandati i kryeprokurorit, në sajë të ndërhyrjes që u bë në kushtetutë në vitin 2008, është tanimë i kufizuar në kohë. Mirëpo, atëmot askujt nuk i shkoi në mendje që të bënte saktësimin, se ky ndryshim vlen dhe për kryeprokuroren aktuale. Dhe për këtë arsye, ka më shumë se një interpretim për këtë çështje.

Marku: Ndryshimet në qeveri pa logjikë politike; Çili: Ndryshimet e bëra nuk janë ndryshime

Postuar në 25 Qershor, 2012 03:45

Ndryshimet e bëra në qeveri nuk kanë përmbushur pritmëritë e një numri njerëzish brenda maxhorancës. Deputeti Mark Marku është bërë i gjallë menjëherë. Në një intervistë për Panoramën, ai ndalet fillimisht tek emërimi i Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Rendit. “Noka është funksionar partiak, e nuk më duket çudi pse ai është shpërblyer për përkushtimin ndaj PD-së e ndaj kryetarit të saj, zotit Berisha”, thotë ai duke lënë të nënkuptuar edhe një si miratim, edhe një si ironi.

Arvizu: Pse s’u ndodha kur u zgjodh Nishani? Kisha punë të tjera për të bërë

Postuar në 25 Qershor, 2012 03:22

Ambasadori amerikan shpjegon faktin pse mungoi në raundin e katërt të votimit për postin e Presidentit. Ai mori pjesë në raundet e para, në të cilat nuk u paraqit asnjë kandidat presidencial e rrjedhimisht nuk pati asnëj votim (“ishin raunde, ku ka pasur një mundësi për konsensus, e prandaj unë e ndjeva se mund të përfaqësohem në nivelin tim”, ka thënë për gazetarët e programit Wake Up), ndërsa në raundin e katërt, ku të gjithë e morën vesh se do të votohej një kandidat, kamerat televizive e kërkuan e nuk e gjetën portretin e tij në lozhat e sallës së Kuvendit.

Katër finalistet e Europioanit: Portugali, Gjermani, Spanjë dhe Itali

Postuar në 24 Qershor, 2012 17:02

Skuadrat që kanë arritur në gjysmë finale të kampionatit europian të futbollit i dominuan ndeshjet çerek finale. Portugalia demonstroi qartazi se ish një skuadër më e mirë se Republika Çeke, s’ka gjë se ndeshjen e fitoi në fund, vetëm me një gol të Ronaldo-s. Gjermanët dominuan, siç pritej nga të gjithë e nën sytë e e kryeministres së tyre që rivalizonte me tifozët ultras, dhe fituan me rezultatin 4-2. Spanjollët, duke fituar 2-0 e duke kontrolluar nga fillimi deri në fund ndeshjen me Francën, na bënë ta shohim këtë të fundit, ndoshta jo me të drejtë, si një skuadër të dobët.

Egjipti bie në qetësi: Morsi është President

Postuar në 24 Qershor, 2012 14:53

President i Egjiptit është Muhamet Morsi, kandidati i Vëllezërve myslimanë. Ka fituar gati 52% të votave, dhe Komisioni qëndror Zgjedhor e ka bërë publik këtë rezultat, duke i dhënë fund një tensioni të frikshëm që vërtitej në ajër. Sheshi Tahrir, skena ku prej një viti e gjysmë po luhet pareshtur teatri politik egjiptian, u pushtua dhe njëherë nga turmat entuziaste.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme