Arkiv-Lajme

Presidenti, ambasadori Dool: S'e zgjodhët gjithëpërfshirës

Postuar në 26 Qershor, 2012 09:46

Një tjetër diplomat perëndimor shpreh zhgënjimin për mënyrën e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës Bujar Nishani. Deklarata e ambasadorit holandez Van Den Dool u bë sot paradite në Voskopojë. “Nuk kam asgjë me Presidentin e ri, e njoh dhe i uroj suksese, por jam i zhgënjyer nga mënyra e zgjedhjes. Kushtetuta juaj kërkon një President gjithëpërfshirës; kjo duhej të ishte “- nënvizoi ai.

Si dështoi mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Postuar në 26 Qershor, 2012 05:07

Të premten e kaluar dështoi sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Palët nuk gjetën konsensusin për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ, procesin e ankimimit si dhe rekomandimet e ODIHR për teknologjinë e zgjedhjeve.  Bashkëkryetari socialist Daminan Gjiknuri braktisi mbledhjen pas rezervave që kishte për cështjet që po diskutoheshin. Maxhoranca akuzoi opozitën për bllokim me qëllim, ndërkohë PS deklaroi se të mërkurën do të paraqesë një projekt draft për pikat kyce.

Ardian Ndreca: Mark Marku ka përgatitur kryqëzimin e tij

Postuar në 26 Qershor, 2012 04:27

Ardian Ndreca i bën jehonë ‘shpërthimit’ të Mark Markut në një shkrim të tijin për Mapon. Në një intervistë të publikuar dje në të përditshmen Panorama, Marku shtronte nevojën e rithemelimit të PD-së, por para se të arrinte tek ky moment, ai bënte një numër qortimesh, që kishin të bënin me zgjedhjen e Presidentit dhe me ndryshimet e fundit në qeveri. “Ndryshime pa ndonjë logjikë politike”, i quante këto të fundit Marku.

Akademia 'refuzon' Rexhep Qosen, pasi ka shkruar kundër kryeministrit

Postuar në 26 Qershor, 2012 04:00

Para dy ditësh ka dalë lajmi, që thotë se në një veprimtari akademike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë ftuar shumë vetë (mes të cilëve bien në sy emrat e Kristo Frashërit, Ismail Kadaresë, Arbën Xhaferrit, Francesco Altimari-t nga arbëreshët e Italisë, Pëllumb Xhufit, Arben Putos, Mihal Shmidt-it nga Gjermania, Tito Johalas-it nga arvanitasi t e Greqisë, e shumë të tjerë nga Kosova), por nuk është ftuar Rexhep Qosja. Fillimisht u mor si një informacion i dhënë në shkujdesje e sipër, e për rrjedhojë do të përgënjeshtrohej. Por jo. Informacioni ishte i saktë.

Ministrit të Brendshëm nuk do t’i ndahet kurrë vula e ‘Antenës brenda familjes’

Postuar në 26 Qershor, 2012 03:34

Rubrika ‘Antena brenda familjes’ e Temës, një shpikje e Mero Bazes, është me sa duket pak më tepër se satirike. Përqeshja që ai i ka bërë gjatë gjithë kohës Flamur Nokës, për të cilin fillimisht mendohej se ish personazh i stisur, është finalizuar me një impakt të beftë e të çuditshëm. Berisha e ka marrë gjithë këtë sulm që i bëhet nga armiqtë e tij Flamurit si një meritë të këtij të fundit; në mos si një meritë, të paktën si një arsye për ta shpërblyer si viktimë. Dhe e ka shpërblyer duke e bërë ministër të brendshëm.

Vetvriten dy vajza të reja; për motive nderi e dinjiteti

Postuar në 26 Qershor, 2012 03:09

Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur. Pas një jave, kish marrë celularin, dhe kish shkruar një mesazh për të dashurin. Panorama e kish publikuar këtë sms të shkruar pa asnjë gabim ortografik dhe me të gjitha gërmat ‘ë’: “Nuk mundem të jetoj pa ty. Të dua shumë.

Skandali i licencës së Lotarisë

Postuar në 25 Qershor, 2012 15:23

Opozita ka denoncuar të tjera fakte për tenderin e shumëpërfolur të Lotarisë Kombëtare, të cilat rëndojnë edhe më shumë pozicionin e qeverisë. Deputeti Erjon Braçe thotë se përmes tenderit qeveria po transferon tek kompania e paracaktuar jo një, por 7 monopole.

Kosovë: Miratimi i neneve kundër gazetarëve si histori 007-ash; faji ka mbetur jetim

Postuar në 25 Qershor, 2012 12:30

Një ministër (dhe zv.kryeministër) i Kosovës, Hajredin Kuçi dha dorëheqjen, Presidentja u konfrontua me Kuvendin, kryeministri Thaçi u shfaq i skandalizuar (‘ndihem i turpëruar’, tha ai), diplomatët e perëndimit, sidomos Zhbogar-i, ngritën zërin deri në kupë të qiellit, por ajo që ish nisur për t’u bërë u bë: Dy nenet që penalizojnë gazetarët në ligjin mbi Mass-media-n kaluan tok me nenet e tjera. Ka një lloj konfuzioni në Prishtinë lidhur me këtë çështje.

Ardian Vehbiu vë alarmin: Sos, po zhduken gërmat ‘ë’ e ‘ç’ nga alfabeti ynë

Postuar në 25 Qershor, 2012 11:13

Në dy shkrime radhazi në blogun e vet Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu denoncon plot alarm shkujdesjen ndaj gjuhës. Dhe fokusohet tek një çështje konkrete: tek përdorimi fakultativ i ‘ë’-së dhe i ‘ç’-së në shkrime të ndryshme gazetash (për të përditshmen Koha Jonë ai thotë se e ka bërë të udhës këtë punë).

Gjykata: 5 mln lekë gjobë Tahirit; shpifi për Argitën e Shkëlzenin

Postuar në 25 Qershor, 2012 08:32

Gjykata e Faktit ka dënuar me 5 mln lekë gjobë deputetin socialist Sajmir Tahiri në gjyqin përballë fëmijëve të kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Vendimi është dhënë sot rreth orës 13.00 kur trupi gjykues ka marrë masën për Tahirin, i cili akuzohet për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit. Avokati i fëmijëve kërkoi 8 milion lekë gjobë për deputetin socialist pas procesit të nisur pak ditë pas deklaratave të Tahirit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme