Arkiv-Lajme

KQZ: Ok, referendumi mbi plehrat do bëhet; por do ta shtyjmë në kalendat greke

Postuar në 28 Qershor, 2012 09:34

E morët vesh vendimin e KQZ-së së Ristanëve lidhur me referendumin mbi plehrat? Ja, veç për kësi gjërash u punon truri Berishës e veglave të tij: U punon truri se si të bëjnë poshtërsira dhe se si të gjejnë marifete ligjore për të justifikuar këto poshtërsira. KQZ-ja e gjeti një hile sot: “E ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor, por – dhe këtu nis hilja - thotë se më 3 janar 2013 KQZ-ja do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj”.

Prishtinë: Dialektika demokratike futet në binarët e dhunës dhe të grushtave

Postuar në 28 Qershor, 2012 08:18

“Deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë me gazetarët.  Ishte duke folur për SHIK-un, dhe atypari kalon deputeti Gashi, që i kërkon të mos flasë për këtë institucion. Selimi nuk është sprapsur, dhe ka vijuar të flasë. Dhe menjëherë pas kësaj, ka filluar një përleshje fizike mes të dyve”. Ky është një fragment lajmi i marrë nga agjencitë kosovare të informacionit, të cilat saktësojnë se deputetët, njëri i VV-së dhe tjetri i PDK-së, kanë shkëmbyer grushta me sho-shoqin e janë ndarë falë ndërhyrjes së policisë. Por janë ndarë me shenja gjaku në fytyrë.

La Repubblica italiane: Ku kanë shkuar 3 miliardë Euro në Kosovë?

Postuar në 28 Qershor, 2012 05:47

111 milionë euro kushton rinovimi prej një viti i mandatit të Eulex-it, në përbërje të të cilit ka 3 mijë burokratë, gjyqtarë, policë, etj. 500 milionë euro i ka kushtuar BE-së ky organizëm, Eulex-i pra, gjatë katër viteve të shkuara. Dhe janë pará, sipas gazetës italaine La Repubblica, të çuara dëm, pasi rezultatet e punës së Eulex-it nuk duken asgjëkundi.

Filmi Taken 2 provokon ‘patriotët’ shqiptarë

Postuar në 28 Qershor, 2012 05:12

Filmi ‘Taken 2’ do të shfaqet për herë të parë më 5 tetor 2012, por në blogosferën shqiptare, në media gjithashtu, kanë zënë të flasin qysh tani për këtë film të Luc Besson-it, që është regjizor dhe skenarist. S’ka ndodhur ndonjëherë që diskutimet mbi një film të fillojnë kaq herët mes shqiptarësh. Por ata që njohin fabulën e filmit e kuptojnë pse-në. Aty flitet për një shqiptar me emrin Murat, i cili merr hak për të birin, shqiptarin që ia kanë vrarë në filmin ‘Taken’. Dhe ashtu si në filmin e parë ‘Taken’, ka skena të dhunshme, mizore, të egra, të cilat lidhen me shqiptarët.

Poshtë Ristanët! Rroftë ambasadori amerikan!

Postuar në 28 Qershor, 2012 04:17

“Gjunjëzohet Berisha”, thosh ndonjë gazetë e sotme lidhur me tërheqjen e KQZ-së pas presionit faqe botës që bëri ambasadori amerikan në ditën që përuroi aksionin ‘Vepro tani!”. Ndonjë gazetë tjetër e dyfishonte numrin e të gjunjëzuarëve: Gjunjëzohet Berisha e Ristani, thuhej.

Ermonela Felaj: Gjyqtarët tanë janë të tredhur

Postuar në 28 Qershor, 2012 03:45

Ermonela Felaj, deputete e PS-së, juriste, ish-prokurore, ka shkruar një artikull lidhur me gjyqin në ngarkim të Saimir Tahirit, të paditur nga fëmijët e kryeministrit “për fyerje, shpifje e lëndim të personalitetit”. Dhe na bën me dije se një nga argumentat, mbi të cilin gjyqtarët kanë bazuar sanksionimin e deputetit Tahiri me 5 milionë lekë, ka pasur të bëjë me bindjen e tyre se “nuk është në misionin e deputetit të bëjë akuza publike për fakte konkrete”.

Fabregas shënon, dhe Spanja është …. finaliste

Postuar në 27 Qershor, 2012 16:48

Niset. Rruga deri atje është e gjatë, tmerrësisht e gjatë. Janë gati 30-40 metra që ai i bën me hap të ngadaltë. Buzët i ka të thara. Kështu i thahen gjithnjë në momente të tilla. Arrin aty ku janë drejtuar sytë e të gjithëve. Merr Topin në duar, dhe e sistemon qetësisht tek pika e bardhë. Bën pas disa metra pas. Merr hov. Hedh sytë nga gjyqtari. Pastaj nga porta, e cila si rrallë herë i ngjan e vogël, gati e zënë e tëra nga trupi i portierit kundërshtar.

Kur “plehrat” shiten për firmato

Postuar në 27 Qershor, 2012 13:40

Pasi Moody's Investors Service publikoi raportin vjetor për bonot e thesarit të shtetit shqiptar, të gjithë mediat proqeveritare e dhanë lajmin me tituj që përcillnin kumtin se ekonomisë shqiptare i është bërë një vlersim pozitiv nga kompania prestigjoze e vlersimit të kredive. Në fakt, Moody’s bën vlerësimin e rrezikut të mospagimit nga huamarrësit të borxheve të tyre dhe jo të ekonomisë në vetvete. Dhe ku i kategorizon Moody’s bonot e thesarit shqiptar?

A. Kurti: Ishim krahinë, e thoshim ‘jemi republikë’; jemi me fusnotë, e themi ‘jemi shtet’

Postuar në 27 Qershor, 2012 12:31

Albin Kurti ka shkruar në Zëri një artikull mbi diplomacinë kosovare me titull ‘Brenda, pra jashtë”. Fillimisht, ai e ngarkon disi narracionin e tij dhe bën një lojë të gjatë stilistike me përcaktorët ‘brenda’ e ‘jashtë’: “Politika e jashtme dhe politika e brendshme janë të ndërvarura; ajo që jemi jashtë varet nga ajo që kemi brenda; kur politika e jashtme është e lidhur për politikën e brendshme, njëmend i ke të dyja: edhe politikën e jashtme, edhe politikën e brendshme. Nëse politika e jashtme nuk varet nga brenda, atëherë ajo varet nga jashtë.

Ambasadori amerikan skërmit dhëmbët dhe Ristanët vihen në punë

Postuar në 27 Qershor, 2012 11:09

 

Ka muaj të tërë që pranë KQZ-së janë dorëzuar mbi 60 mijë nënshkrime qytetarësh, që kërkojnë organizimin e një referendumi mbi importin e plehrave (maxhoranca ka miratuar një ligj që e lejon këtë lloj importi; ligjin e kanë emërtuar me një eufemizëm tinzar ‘Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve’). Kanë qenë të nevojshme 50 mijë firma, dhe Aleanca e qytetarëve kundër këtij ligji ka dorëzuar mbi 60 mijë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme