Poshtë Ristanët! Rroftë ambasadori amerikan!

“Gjunjëzohet Berisha”, thosh ndonjë gazetë e sotme lidhur me tërheqjen e KQZ-së pas presionit faqe botës që bëri ambasadori amerikan në ditën që përuroi aksionin ‘Vepro tani!”. Ndonjë gazetë tjetër e dyfishonte numrin e të gjunjëzuarëve: Gjunjëzohet Berisha e Ristani, thuhej.
E vërteta është se nënvizimi anti-KQZ i ambasadorit amerikan ka bërë punën e vet. Deri në atë moment, veprimtarët e Aleancës së ambientalistëve kanë qenë të bindur se kauza e tyre do të humbiste mes praktikave proceduriale të institucionit që “përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre”. Por ja, u faneps një faktor providencial, me emrin Alexander Arvizu. Dy fjalë tha ky i fundit, por për Ristanët e KQZ-së që u kishin dhënë munxët miliona fjalëve të shkruara nga faktorë të tjerë lokalë ‘temporalë’, ato dy fjalë ishin mjaft.
Të vjen të thuash gjysmë me shaka, gjysmë me të qeshur: Jemi pa fat që kemi Ristanë pa hesap, por jemi me fat jemi që kemi një ambasador amerikan!
M.Nano
Comments
Rrofte shoku Mao Ce dun.

Rrofte shoku Mao Ce dun.

Kesaj histerise (histerise jo

Kesaj histerise (histerise jo historise se Berishes me USA-n) i thone: PIRDH sa te duash se nuk Lirohesh, o mik...

Jemi pa fat që kemi Ristanë

Jemi pa fat që kemi Ristanë pa hesap, por jemi me fat jemi që kemi një ambasador amerikan!

Eshte turp o Muci qe edhe ti mendon keshtu. Fatin e kemi ashu si e bejme vete. A ja u zgjidh hallet ambasadori american suedezeve,danezeve,finlandezeve?Jo.Se ata jane popuj me karakter e jo qaramane e frikacake si ne.

Kemi Ristanë pa fund, pasi

Kemi Ristanë pa fund, pasi kemi Bathore, Paskuqan, Kemi Lazarat, Tropojë, etj. Por fatkeqësia më e madhe është se kemi ca trapa në PS që as ligjin nuk dinë ta lexojnë dhe kushdo ua hedh. Kemi ca ligjbërës idiotë që çdo ligj, përfshi edhe Kushtetutën, e kanë bërë çorap.

Sa qesharake qe beheni me

Sa qesharake qe beheni me 'rrofte' e 'poshte'...

Add new comment