Arkiv-Lajme

Tony Blair: Do doja të bëhesha sërish kryeministër, por … aha, iku ajo punë

Postuar në 27 Qershor, 2012 09:09

U mbushën pesë vjet që Tony Blair nuk është më kryeministër. Ai dha dorëheqjen nën presionin e një ‘lufte civile’ apo një ‘larjeje hesapesh’ brenda laburistëve, ndonëse kish një maxhorancë të fortë në Dhomën e Komuneve, dhe ia la vendin ministrit të tij të Financave, alias armikut të tij, Gordon Brown-it, i cili e humbi atë post në vitin 2010 në një garë elektorale përballë kryeministrit të sotëm konservator, David Cameron.

Gjermanët të shqetësuar nga disa tifozë …. gjermanë

Postuar në 27 Qershor, 2012 08:08

Në Europë nuk është folur shumë, por janë vetë gjermanët që flasin. Në ndeshjen e futbollit Gjermani-Danimarkë, në Lviv të Ukrainës, janë vënë re tifozë me sjellje naziste. Disa syresh kanë thirrur në kor "Sieg, Sieg" (Fitore, Fitore); është një thirrje që evokon sloganin nazist "Sieg Heil". Një grup i vogël syresh tundnin në ajër flamujt hitlerianë me ngjyrën e zezë, të kuqe e të bardhë.  

Hashim Thaçi ndjek ritualin fetar në Arabinë Saudite

Postuar në 27 Qershor, 2012 05:07

Kryeministri Hashim Thaçi ka veshur ihram. Derisa ndodhej dhjetë ditë më parë në Arabinë Saudite, ka lënë kostumin dhe të gjitha teshat e tjera, për t’u mbërthyer me vetëm dy pëlhura të bardha gjatë kohës sa ka kryer ritualin e umres.

Umreja nënkupton vizitën në Qabe, qendrën nga drejtohen besimtarët myslimanë gjithandej botës derisa falin namazin. Haxhi përbën një ritual të ngjashëm me umren, veçse haxhi është obligim për myslimanët dhe bëhet vetëm në një kohë të caktuar të vitit. Umreja ndërkaq mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është obligim.

Ishim gjithë sy e veshë tek fjala Juaj, zoti Arvizu!!!!

Postuar në 27 Qershor, 2012 04:26

Lexoni sa më poshtë:

“Zoti Ambasador Arvizu, pak ditë më parë, të gjithë qytetarët shqiptarë, e mes tyre sy e vesh dhe të gjithë studentët e vendit ndoqën nismën Tuaj të pazakontë “Vepro Tani!”. Le të themi se intonacioni juaj ka shkundur ndërgjegjen individuale dhe serioziteti i këtij apeli ka bërë që shumë individë, familje, organizata, komunitete e struktura të shoqërisë shqiptare të mendojnë seriozisht se çfarë mund dhe duhet të ndryshojnë nga rutina e përditshme e aktivitetit të tyre….

Bamir Topi i dërgon sinjale mirëkuptimi Berishës?

Postuar në 27 Qershor, 2012 04:07

Bamir Topi është duke bërë një kalim të butë drejt politikës, s’ka gjë se gjysma e dytë e mandatit të tij presidencial, ndoshta i gjithë mandati, nuk ka qenë gjë tjetër, veçse një përgatitje për t’u kthyer i valorizuar në politikë. Për t’u kthyer “si misionar”, i tha ai mbrëmë Ilva Tares, por pa e shpjeguar se ç’kupton me termin ‘misionar’.

Amanetet ‘misterioze’ të Sabri Godos për Lulzim Bashën

Postuar në 27 Qershor, 2012 03:43

Në faqe të parë të Gazetës Shqiptare ish një titull që të ndillte: Amaneti me gjashtë pika që Sabriu i la Bashës për Tiranën. Ç’të jenë këto gjashtë pika? Nuk thuhet. Ka dy faqe intervistë më të shoqen e të bijën e Godos, të cilat flasin edhe për momentet e fundit të jetës së tij, por nuk thuhet se ç’janë këto amanete. Bashkëshortja e Sabriut, Nevini, rrëfen se “në një prej ditëve të fundit, Godo kërkoi letër e stilolaps, pasi donte të shkruante gjashtë porosi se si duhet të jetë Tirana.

Sa do ta ngrejë tavanin e votave Edi Rama?

Postuar në 26 Qershor, 2012 14:36

Kryesocialisti Edi Rama, i ftuar në emisionin “Prizëm” të Aleksandër Furxhit në AS i përgjigj kështu pyetjes “Keni shkuar derë më derë, keni qenë të vendosur si opozitë, keni qenë të frymëzuar, keni frymëzuar pasuesit tuaj, si do ta kapërceni atë që e shihni si rrezik?”:

“Në qoftë se në Tiranë, me një vjedhje industriale të gjithë koalicionit [qeveritar] kundër nesh dhe kundër meje personalisht, [rezultati] ngeci tek 10 votat e fundit, në zgjedhjet e vitit 2013, do të jenë mijëra e dhjetëra-mijëra më shumë se 10 vota.”

Ina Rama: Gjyqtarëve duhet t’u hiqet imuniteti

Postuar në 26 Qershor, 2012 12:40

Në parlament ka patur sot një seancë dëgjimore lidhur me raportin e kriminalitetit në vend. Ina Rama është gjendur përballë deputetëve. Një nga ndërhyrjet më interesante ish ajo e deputetit Fino; kish të bënte me ata që dhunojnë në terren procesin zgjedhor: "Në vitin 2011 ju, zonja prokurore, keni regjistruar 25 procedime penale, nga të cilat 14 të pandehur. Asnjë prej tyre nuk po dënohet. Dua të di reagimin tuaj dhe të institucionit që ju drejtoni për mosdënimin e asnjë të pandehuri që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe që deformon zgjedhjet".

Isufi: Lisin para Galerisë e kanë prerë për t’i lënë vend monumentit për 100 vjetorin?

Postuar në 26 Qershor, 2012 11:21

Pedagogu i Universitetit të Arteve, artisti Ardian Isufi kish një shkrim në Panoramën e sotme, ku ndalej tek vendimi i Bashkisë së Tiranës për t’i vënë sopatën lisit të famshëm përpara Galerisë së Arteve. Ç’patën me lisin? – kjo ka qenë pyetja e shumë vetëve këto ditë, menjëherë pas shqetësimit tjetër mbi pemët e prera në Parkun Kombëtar.

Rama:Bode të japë dorëheqjen; të zgjojmë frymën opozitare

Postuar në 26 Qershor, 2012 10:10

Edi Rama u bën thirrje deputetëve të PS-së të nisin lëvizjen e re për të zgjuar frymën opozitare tek njerëzit  në emër të një misioni jo politik, por patriotik. “Çdo deputet duhet të ndërmarrë komunikim të pandërprerë me çdo qytetar në çdo cep të Shqipërisë. Kundërshtarët tanë kanë pushtetin, mekanizmat e mashtrimit, paranë që rrjedh lum nga aktivitete kriminale, e deri tek mediat e paguara për të sharë opozitën”- tha Rama para deputetëve të grupit të PS-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme