Arkiv-Lajme
Mbi dilemën "a do të zhvlerësohet euro" dhe një këshillë
Pyetjen e mëposhtme Respublica ia drejtoi një këshilltari financiar, nga ata që bëjnë konsulencë bankare, por njëherazi nga ata që publiciteti nuk ju duhet, kështu që ia pranuam kushtin që të mos ia bëjmë emrin publik: - Një shqiptar që ka një sasi eurosh gjendje, (kesh në duar, jo në bankë) cfarë duhet të bëj në një situatë që duket si prag stuhie për euron?
1 – t’i kthejë në lekë / 2 – t’i kthejë në dollarë apo monedhë tjetër
Merkel ngushëllon lojtarët e Joachim Low-it; por italianët po merren gjatë me të
Kancelarja Merkel, që ka ndjekur ethshëm kombëtaren e vet gjatë ditëve të Europianit (në ndeshjen me Greqinë ajo iu gëzuar golave si një tifoze e vërtetë), i ka përgëzuar në facebook lojtarët e Gjermanisë: “Jemi krenarë. Gjynah që s’shkuam në finale, por skuadrës sonë të re i përket e ardhmja. Urimet më të mira të miat shkojnë për të gjithë ju”.
Skandali i Konviktit
Senati i Universitetit të Tiranës, në mbledhjen e ditës se enjte i ka kërkuar kreut të qeverisë Sali Berisha, që në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë të ndërhyjë, për kalimin e godinës së Konviktit të Shkollës së Mesme "Asim Vokshi", në administrimin e Universitetit të Tiranës.
Në këtë kërkesë të Senatit të Universitetit të Tiranës bëhet me dije, se Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja është kërkuar kohe me pare nga Universiteti, per shkak te nevojave emergjente, qe ai ka per hapesira.
Shpërthejnë gazetat italiane pas fitores kundër gjermanëve
Gazetat italiane të ditës së sotme kanë patur të gjitha pa përjashtim si lajm të parë fitoren e kombëtares së tyre të futbollit kundër gjermanëve, s’ka gjë se po dje ka qenë summit-i i BE-së. Corriere della Sera kish për titull kryesor: “Një Itali e madhe, jemi në finale, gjermanët dorëzohen përballë Balotelli-t”. Në gazetën Il Messaggero binte në sy titulli: Një Itali magjike. Në La Stampa, mbi foton e Balotelli-t e Cassano-s të përqafuar kishin shkruar “Një kryevepër italiane (saktësisht ‘Impresa Italia’)”.
Gazeta Express flet për një “parajsë gangsterësh” pas përplasjes mes deputetëve
“Rexhep Selimi i ka folur Latif Gashit për policinë sekrete, apo për diçka të ngjashme. Ky i fundit e ka pyetur: e ke fjalën për policinë tuaj, apo tonën? Pastaj Rexhepi i ka thënë Latifit se “jeni spiunë të të gjithëve”. Kjo e ka nervozuar Latifin, i cili i ka thënë Rexhepit që të ketë kujdes se këto janë akuza të rënda dhe duhen adresuar diku tjetër. Pas kësaj kanë filluar grushtet në mes dy deputetëve”, ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të përplasjes fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Forumi i ish-presidentëve” i bashkohet korit që kërkon ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor
Forumi Civil 2010, me bashkë-kryetarë ish-presidentët Moisiu e Mejdani, po zhvillon sot një tryezë me intelektualë dhe diplomatë perëndimorë rreth reformës elktorale.
Xhufi: Nëse mungon Qosja, do bojkotojmë aktivitetin e Akademisë
Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, thotë se ata do të rishikojnë qëndrimin për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave për shkak të mospjesëmarrjes së Rexhep Qoses.
Do të jetë një finale mesdhetare: Spanjë-Itali
Ndeshja Itali-Gjermani është përjetuar në Tiranë në mënyrë të veçantë, pasi tifozët italianë e gjermanë janë më të shumtë, e rivalë me so-shoqin. Ekranet e mëdha të improvizuar në çdo lokal kishin ndjellë mijra vetë, të cilët e kanë ndjekur ndeshjen me ndonjë birrë përpara. Dhe ndeshja i ka përmbushur pritmëritë.
F. Nano: Berisha largohet nga BE-ja e hidhet në krahët e satrapit të Azerbajxhanit
Më në fund, pas shtatë vitesh, Fatos Nano bën një deklaratë të fortë opozitare; saktësisht, ai nuk bënte gjeste opozitare qysh prej vitit 2005. E prandaj ky i sotmi ka trajtën e një reagimi spektakolar. Nuk e ka frenuar gjuhën, teksa ka hartuar (ai, apo dikush tjetër në emër të tij) këtë deklaratë.
Në SHBA hapet një epokë tjetër: Siguracioni shëndetësor është i detyrueshëm
Quhet Patient Protection and Affordable Care Act. Është ligji i hartuar nga administrata Obama, dhe i miratuar me votat e demokratëve në Kongres. Pritej, pas reagimesh të forta ‘kundër’ nga ana e shumë faktorëve, fjala e Gjykatës Supreme. Dhe verdikti erdhi sot. Të shumtit kanë qenë të idesë se Gjykata Supreme do t’i thosh ‘jo’ këtij ligji. E mendonin këtë, ngaqë peshorja në Gjykatë anonte nga konservatorët. Por krejt papritur erdhi një rezultat në favor të një qasjeje liberale. Rezultati ish 5-4.