Arkiv-Lajme
"Më 26 korrik do shkonim në zgjedhje" dhe disa “përgjigje futbollistike” të Metës
“Më 26 korrik do shkonim në zgjedhje të parakohshme” – Kështu i është përgjigjur Ilir Meta (në foto me Berishën në seancën e votimit të Nishanit), pyetjes së gazetarit Alfred Peza në një intervistë në emisionin e tij Debat në Vizion Plus. Në grupin e pyetjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri, pyetjes “Sa pranë zgjedhjeve të parakohshme ishim”, kreu i LSI-së i është përgjigjur: “Absolutisht që në rast se nuk do të zgjidhej Presidenti, do të kishim kaluar në zgjedhje. Ishte e prerë, më 26 korrik do shkonim në zgjedhje”.
Prishtinë: Vdekja e Dino Asanajt dhe “këta që të vetvrasin”
Adriatik Kelmendi, opinionist i Kohës Ditore, thotë sot në një shkrim të tijin me titull ‘Këta të vetvrasin’, se ka provuar të ftojë një numër njerëzish në një debat publik lidhur me vdekjen e Dino Asanajt, por që të gjithë kanë refuzuar.
Plagjiatura e kryeministrit rumun dhe Jozefina
Para ca javësh, deputetë socialistë dhe media kritike ndaj mazhorancës ngritën shqetësimin se dizertacioni me të cilin ka mbrojtur doktoraturën Jozefina Topalli mund të ketë brenda shumë plagjiaturë. Ata përmendnin shembullin e ministrit gjerman të mbrojtjes dhe ministrit rumun të arsimit, të cilët dhanë dorëheqjen pasi u vërtetua se kishin bërë plagjiaturë gjatë përgatitjes së dizertacioneve të tyre në të kaluarën e largët. Këtyre dy shembujve dje iu shtua edhe një më i freskët.
Prishtinë: Vdekja e Dino Asanajt dhe “këta që të vetvrasin”
Adriatik Kelmendi, opinionist i Kohës Ditore, thotë sot në një shkrim të tijin me titull ‘Këta të vetvrasin’, se ka provuar të ftojë një numër njerëzish në një debat publik lidhur me vdekjen e Dino Asanajt, por që të gjithë kanë refuzuar.
Merak kryeministror për Elizën
Quhet Komiteti i Festimeve të Jubileut të Pavarësisë. Dje pati një takim me.. Këshillin e Ministrave. Në rend të ditës ishte miratimi i vend-vendosjes së 5 veprave kushtuar ngjarjeve dhe figurave të historisë. (Monumenti i Pavarësisë në Parkun Rinia, shtatorja e Ahmet Zogut në fund të Bulevardit, shtatorja e Ismail Qemalit në lulishten pranë rrugës “Ismail Qemali”, Hasan Prishtina te Sheshi “Paris” dhe monumenti i Kongresit të Lushnjës në lulishten qendrore të Tiranës).
Kurti: S’do të ndalemi
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se e kupton plotësisht veprimin e deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili të enjten e sulmoi fizikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet i PDK-së, Latif Gashin.
Agjentët e SHIK-ut, siç i quan Kurti disa nga deputetët e PDK-së, thotë se e kanë tepruar me fyerje, ofendime, shpifje e provokime.
Bundestagu miraton paktin fiskal europian
Grindje juridike për synetin
Liria fetare dhe e drejta e ushtrimit të fesë janë të garantuara në kushtetutën gjermane. Por ato hasin në limitet e veta aty, ku preken të drejtat e tjera të një rëndësie të konsiderueshme. Një e drejtë shumë e rëndësishme e njeriut është "e drejta për integritet fizik". Dhe sipas Gjykatës së Këlnit kjo e drejtë shkelet pa dyshim në rastin e... synetit. Një i rritur mund ta pranojë atë pa problem vullnetarisht, por jo një foshnjë. Me një vendim të tri ditëve më parë Gjykata e Këlnit e konsideroi synetin si dëmtim të trupit dhe për këtë arsye si vepër penale.
Philip Reeker: Presidenti i ri duhet të bëjë kujdes me shërbimet sekrete e prokurorinë
Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila sillet rreth zgjedhjes së Presidentit dhe impaktit që kjo ngjarje pritet të ketë në botën institucionale në Shqipëri. Pasi nënvizon përfundimin, që tanimë është bërë si refren i diplomatëve perëndimorë (“Shqipëria humbi një shans me mënyrën se si e zgjodhi Presidentin” – ky është refreni), ai fokusohet në dy pika, për të cilat u bë e gjithë beteja presidenciale nga Berisha.
Ish Presidenti Mosiu: Kjo maxhorancë përdor mënyra të pështira për të fituar zgjedhjet
Alfred Moisiu e ka lënë mënjanë gjuhën e kujdesshme e të matur të ish Presidentit, dhe ka mbajtur qëndrime të qarta e të forta lidhur me procesin zgjedhor, me maxhorancën e me KQZ-në. “Po nuk u rregullua ashtu siç duhet kjo gjendje [ligji dhe procesi zgjedhor], atëherë me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A ia vlen të marrësh pjesë në një votim, ku rezultati është i paravendosur në mënyra nga më të pështirat? Eshtë shumë i rëndësishëm riformatimi i KQZ-së.