"Më 26 korrik do shkonim në zgjedhje" dhe disa “përgjigje futbollistike” të Metës

“Më 26 korrik do shkonim në zgjedhje të parakohshme” – Kështu i është përgjigjur Ilir Meta (në foto me Berishën në seancën e votimit të Nishanit), pyetjes së gazetarit Alfred Peza në një intervistë në emisionin e tij Debat në Vizion Plus. Në grupin e pyetjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri, pyetjes “Sa pranë zgjedhjeve të parakohshme ishim”, kreu i LSI-së i është përgjigjur: “Absolutisht që në rast se nuk do të zgjidhej Presidenti, do të kishim kaluar në zgjedhje. Ishte e prerë, më 26 korrik do shkonim në zgjedhje”.
Ra në sy që disa “pyetjeve të vështira” andej nga fundi Meta u është përgjigjur duke bërë gallatë me Europianin e futbollit. Pyetjes: “Majko ka shprehur rezerva për takimin tuaj me Ramën”, i është përgjigjur: “Mbrëmë unë kam ndjekur Super Marion, ju paskeni ndjekur Super Majkon…”. Pyetjes nëse i kondicionon lëvizjet me Ramën, me pozicionin e ardhshëm hipotetik të kryeministrit i është përgjigjur: “Dy golat e Balotelit merituan dje të gjithë vëmendjen time…” (e kuptoni vetë ç’vëmendje e çmuar). Pyetjes “pse Koka votoi kundër shkarkimit të Naços” i është përgjigjur: “Lefteri është tifoz i vendosur i gjermanëve dhe unë i kisha thënë vazhdimisht që sot fitojnë italianët…” (A.N)
Comments
Ky është më kokëboshi i

Ky është më kokëboshi i politikës shqiptare. Përfaqëson (bashkë me grupin që e ndjek) anët edhe veset më tipike të shqiptarve, etjen për pushtet, për para dhe qejfet e tjera, që lexues i nderuar, i keni shumë mirë të njohura. E keqja më e madhe ishte për të, se veset ja pushtuan shpirtin kur ende ishte çunak. Puna e parë që shënoi në librezën e punës, ishte "Kryeministër"

Ky shemtire hyn ke

Ky shemtire hyn ke tradhetaret dhe hajdutet e kombit. Nqs nje dite do ket shtet, ky dhe banda e tij do kalben ne burg. Jam i bindur se spronat qe ka nuk do ti gezoje deri ne fund se i ka pa djers. Zoti eshte i madh dhe nuk harron.......

Ilir kokegjylja

Ilir kokegjylja eshte aq i pacipe sa tallet me nje ishkryeminister te partise se vet

çfare mund te prisni prej tij.

Pandeliut do ti sugjeronja ta quaj  SUPERMEnTA

Nese do ishte pyetur se cfare

Nese do ishte pyetur se cfare mendon per shqiptarin e derrmuar e te sakatuar qe mban frymen me 200 mije lek te vjetra(ai qe mund te gjeje 1 pune te pakten), ai do ishte pergjigjur'' Mendoj se dicka calonte te mbrojtja e gjermaneve'' .

Ja nje interviste e mediokre,

Ja nje interviste e mediokre, ku dokrrat e veta i paraqet si perla te inteligjences, eshte nje sjellje e vetkenaqur e huazuar nga stili NANO, tipike prej pushtetari te velur qe mendon se cdo batute idiote qe eshte e destinuar te shkaktoje ilaritet tek tabori i servileve, eshte vertet xhevahir i inteligjences politike .Mekat per Vizion Plus qe mendon se rrit audiencen vizive me intervista te ketilla

Ky gazetari medioker Alfred

Ky gazetari medioker Alfred Peza nje here ne dy jave i jep hapesire ne emisionet e tij hajdutit te Pordhicanit, Ilir Meta. Nuk ka me cfare mbush programin apo eshte bere gazetar i LSIse si dikur Alfons Gurashi i shokut Ramiz??? Ju lutem Vizion Plus shikojeni keter problem...

Add new comment