Philip Reeker: Presidenti i ri duhet të bëjë kujdes me shërbimet sekrete e prokurorinë

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila sillet rreth zgjedhjes së Presidentit dhe impaktit që kjo ngjarje pritet të ketë në botën institucionale në Shqipëri. Pasi nënvizon përfundimin, që tanimë është bërë si refren i diplomatëve perëndimorë (“Shqipëria humbi një shans me mënyrën se si e zgjodhi Presidentin” – ky është refreni), ai fokusohet në dy pika, për të cilat u bë e gjithë beteja presidenciale nga Berisha. “Presidenca ka përgjegjësi të rëndësishme, siç është mbrojtja e pavarësisë së institucioneve në demokracinë e Shqipërisë, si shërbimi i zbulimit, apo prokuroria e përgjithshme”, thotë ai. Vini re: Shërbimet sekrete dhe prokuroria e përgjithshme. [Janë] “institucione që bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, saktëson Reeker-i. Dhe në fund, i tërheq vëmendjen në mënyrën e vet Presidentit të ri: “Kryerja e kësaj detyre është e rëndësishme për presidentin dhe ne mendojmë se është e rëndësishme që ai të punojë nga afër me komunitetin ndërkombëtar, në një kohë që ne mbështesim Shqipërinë për të ardhmen e saj Euro-Atlantike dhe synimet e saj të integrimit të plotë në familjen Euro-atlantike”.
Re.Pu.
Comments
Zevendes ndihmes assistent me
<p>Zevendes ndihmes assistent me kohe te pjesshme ne kabinetin e keshilltarit junior te atasheut kulturor amerikan ne Burkina Faso... lol</p>
Add new comment