Rama:Bode të japë dorëheqjen; të zgjojmë frymën opozitare

Postuar në 26 Qershor, 2012 10:10

Edi Rama u bën thirrje deputetëve të PS-së të nisin lëvizjen e re për të zgjuar frymën opozitare tek njerëzit  në emër të një misioni jo politik, por patriotik. “Çdo deputet duhet të ndërmarrë komunikim të pandërprerë me çdo qytetar në çdo cep të Shqipërisë. Kundërshtarët tanë kanë pushtetin, mekanizmat e mashtrimit, paranë që rrjedh lum nga aktivitete kriminale, e deri tek mediat e paguara për të sharë opozitën”- tha Rama para deputetëve të grupit të PS-së.
Ai paralajmëroi humbjen e marrjes së statusit të vendit kandidat, për të cilën Rama deklaron se qeveria do të vazhdojë të akuzojë opozitën. “Kjo është dhe arsye për një lëvizje të re që do të nisë menjëherë, sy më sy me popullin për të jetësuar programin e Rilindjes Shqiptare”, saktësoi ai.
Kryetari i PS-së u ndal dhe në tenderin e lotarisë kombëtare. Ai tha se beteja do të vazhdojë në parlament e në media deri në fund. “Është padrejtësi. Me dhjetra miliona euro në vend që të kthehen në investim për sportin e rininë do shkojnë në xhepat e njerëzve të afërt të Bodes e të Kryeministrit”- tha Rama. Ai akuzoi Boden se është “spekulator” dhe “duhet të japë dorëheqjen, por dora e tij është zhytur kaq thellë saqë ai nuk e heq dot. Ne do ta zhbëjmë sapo të marrim qeverinë duke çmontuar tryezën e ruletës ku kryeministri luan bixhoz me minsitrat dhe Bode darovit zarat për ta bërë lojën më fitimprurëse"
Marrë nga (sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk i lyn ne pune njeriu nje "levizje e re" e kamufluar si "qytetari jasht politikes"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.