Arkiv-Lajme
Rama: Zgjerimi i rrugës së Elbasanit, alibi për një klientelë famëkeqe të kryeministrit
Kryetari i selisë rozë, Edi Rama, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se gjithçka që po ndodh në zgjerimin e rrugës së re të Elbasanit, është diçka që shkon në kundërshtim me një vendim të vitit 2004 të Këshillit të Rregullimit të Territorit dhe se po shërben për qëllime të errëta të një klientele të afërt me kryeministrin Berisha.
Ngjela: Ka një konflikt të qartë mes Berishës dhe SHBA
Zoti Ngjela, opozita po vijon një reagim pa aksion politik, në një kohë kur mazhoranca dhe qeveria po akuzohen për skandale të njëpasnjëshme. Si e shpjegoni ju këtë situatë?
Bode: Kompania do paguajë taksa; Rama: Ç'them unë e ç'thotë Bode!
Një ditë pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për tenderin e lotarisë kombëtare ka reaguar ministria e financave. Përmes një deklarate për shtyp, ministria është përgjigjur duke akuzuar liderin soicialist se po përpiqet të përbaltë një proces, që sipas saj ka qenë një ndër më transparentët të zhvilluar deri më sot.
Po kështu ministria i quan si të papërgjegjshme edhe deklaratat e zotit Rama, se qeveria po transferon miliona euro tek klientët e saj privatë duke u përpjekur të mashtrojë publikun me taksimin e kompanisë 10 përqind.
Berisha ka një opinion mbi euron
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot opinionin e tij mbi monedhën e përbashkët evropiane, Euro, duke thënë se sipas mendimit të tij, themelet mbi të cilat kjo monedhë u ndërtua, qenë të gabuara, ndërsa krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe një gabim në vetvete.
Berisha e shprehu opinionin e tij për euron para një grupi studentësh europianë që gjenden në Shqipëri për një udhëtim studimor.
Ristani apo Arvizu & Aleanca Kundër Importit të Plehrave?
Në takimin me moto “Vepro Tani!”, ambasadori amerikan Arvizu bëri pyetjet retorike: "Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ-ja nuk lejoi referendumin për plehrat, në një kohë që firmat për të u mblodhën? Pse KQZ-ja minon EDHE NJË TJETËR HERË besimin e publikut ndaj saj për të vepruar me paanësi në interes të të gjithë qytetarëve?”
Lotaria e Shqipërisë dhe ajo e Virxhinias
Një zhurmë e madhe është bërë ditët e fundit për tenderin e licencës së lotarisë së Shqiërisë, me akuza e kundërakuza nga mediat e opozita, nga njëra anë, dhe qeveria nga ana tjetër. Sesi do të përfundojë tenderi dhe sesi do të shpërndahen të ardhurat e lotarisë së Shqipërisë, kur ajo të zhvillohet një ditë, mbetet për t’u parë. Ndërkohë, vlen të shohim sesi shpërndahen të ardhurat e lotarive në vende të tjera. Këtu po marr si shembull lotarinë e shtetit të Virxhinias në SHBA, meqënëse jam dhe taksapagues i atij shteti.
Flamuri i “Antenës” humoristike të Bazes emërohet Ministër i Brendshëm
Mero Baze ka një rubrikë humori në TemA-n e tij (Antena brenda Familjes) ku përmend shpesh një farë Flamuri, për të cilin të gjithë thonë se bëhet fjalë për Flamur Nokën, një deputet i PD-së, shumë i afërt me "Doktorin", një tip organizatori partiak që sipas Bazes mban deri edhe çelsat dhe inventarin e zyrave të selisë “blu”. Flamuri do jetë ministri i ri i Brendshëm i Republikës. Në foton me të cilën po shoqërojmë këtë shkrim është Flamur Noka (majtas) dhe Asllan Dogjani përballë, - të dy nga Kukësi, por në kampe të ndryshme politike - që po “sqarohen” pas një konfrontimi.
Lotaria, Theçeri dhe "mirëqeverisja në funksion të publikut" që paska ende shpresë
Edi Rama i është vërsulur edhe një herë tjetër kësaj punës së lotarisë, në një intervistë sot në TCH: “Unë dua ta bëj shumë të qartë që ne nuk do ta njohim këtë lotari kombëtare dhe ne do ia kthejmë publikut këtë të drejtë duke e vënë lotarinë kombëtare në dispozicion të interesit publik. Është publiku që përmes shtetit duhet të përfitojë përqindjen e përmbysur të asaj që shprehu Ministri i Financave. Pra jo 10% për shtetin dhe 90% për privatizuesit, por 90, 85, 80% në rastin më të ulët për shtetin dhe pjesa tjetër për gjithë anën e operimit, - tha i pari i socialistëve.
Lazarati dhe një njoftim për arrestim… Po kjo gjëja tjetër në foto çfarë është?
Këtë foto e ka shpërndarë policia e Gjirokastrës në media bashkë me njoftimin e mëposhtëm:
Kodi i Hajredinit
Ka muaj që në Kosovë debatohet fort lidhur me 2 nene të reja në Kodin Penal që kanë të bëjnë me median. Dje erdhi votimi i parlamentit të Kosovës për ndryshime në Projekt-Kodin Penal, pra për t'i hequr këto 2 nene të dëmshme. Por ndryshimet nuk kaluan vetëm për dy vota. Fill pas kësaj dha dorëheqjen zv.kryeministri (dhe Ministër i Drejtësisë) Hajredin Kuçi (në foto). Ai pati premtuar se nëse 2 nenet për median në Kodin e Ri Penal hynin në fuqi, hynte në fuqi edhe dorëheqja e tij.