Fabregas shënon, dhe Spanja është …. finaliste

Postuar në 27 Qershor, 2012 16:48

Niset. Rruga deri atje është e gjatë, tmerrësisht e gjatë. Janë gati 30-40 metra që ai i bën me hap të ngadaltë. Buzët i ka të thara. Kështu i thahen gjithnjë në momente të tilla. Arrin aty ku janë drejtuar sytë e të gjithëve. Merr Topin në duar, dhe e sistemon qetësisht tek pika e bardhë. Bën pas disa metra pas. Merr hov. Hedh sytë nga gjyqtari. Pastaj nga porta, e cila si rrallë herë i ngjan e vogël, gati e zënë e tëra nga trupi i portierit kundërshtar. Pas shpine janë lojtarët e të dyja skuadrave, që presin goditjen e tij, që mund të jetë goditja finale, ose goditja fatale, që mund të rihapë lojën e penalltive e mund të kthejë përmbys kupën e shpresave. Niset. Janë pak metra deri tek topi, të cilat përshkohen në një kohë më të shkurtër se sa do duhej të përshkoheshin, gjuan me të brendshme, fort, dhe ndjek trajektoren e topit gjithë frikë. Ishte në kufijtë e gabimit, por … pati fat. Topi kapi pjesën e brendshme të shtyllës në të majtë të tij, dhe hyri brenda në rrjetë. Në fillim s’po u besonte syve, por e mblodhi veten shpejt dhe zuri të vraponte.

Për kë po flas? Po flas për Cesc Fabregas-in, lojtarin e Spanjës, që shënoi penalltinë e fundit në portën e portugezëve e që nxorri Spanjën finaliste të kampionatit europian, në pritje të ndeshjes së nesërme midis Italisë e Gjermanisë.

E.G.

Comments

Submitted by Ergi (not verified) on

<p>Spanja finaliste me merite; nuk mund te ndodhte ndryshe me nje Portugali qe hyri ne fushe per te shkaterruar e per te luajtur me kundersulme, jo per te bere lojen e saj.</p><p>Spanje - Gjermani do te ishte finalja me spektakolare dhe shpresoj me gjithe zemer qe sot te fitoje mundesisht thelle ekipi gjerman - qe si teknikisht si fizikisht, eshte shume me superior ndaj Italise se shemtuar!</p><p>Me nje finale Spanje - Gjermani, ky evropian do te behej edhe me i bukur se nje boteror, sepse Gjermania luan me balle hapur, jo dryn zviceran siç bejne hileqaret italiane!</p><p>Pastaj le te fitoje me e mira, qofte Spanja qofte Gjermania!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.