Kosovë: Miratimi i neneve kundër gazetarëve si histori 007-ash; faji ka mbetur jetim

Postuar në 25 Qershor, 2012 12:30

Një ministër (dhe zv.kryeministër) i Kosovës, Hajredin Kuçi dha dorëheqjen, Presidentja u konfrontua me Kuvendin, kryeministri Thaçi u shfaq i skandalizuar (‘ndihem i turpëruar’, tha ai), diplomatët e perëndimit, sidomos Zhbogar-i, ngritën zërin deri në kupë të qiellit, por ajo që ish nisur për t’u bërë u bë: Dy nenet që penalizojnë gazetarët në ligjin mbi Mass-media-n kaluan tok me nenet e tjera. Ka një lloj konfuzioni në Prishtinë lidhur me këtë çështje. Si është e mundur që këto dy nene u miratuan në një kohë që të gjithë, kryeministër, zv.kryeministër, Presidente, shef i BE-së, gazetarë, opinion publik, etj, ishin kundër?

Sot kanë shkruar e kanë folur mbi këtë argument një numër i madh opinionistësh, si Blerim Shala, Flaka Surroi, Behxhet Haliti, Muharrem Nitaj, Fadil Lepaja, Berat Buzhala (ky është dhe deputet, që ka kërkuar – kështu thuhet në shkrimin e tij – riformulimin e neneve në fjalë), Veton Surroi (ky është shprehur se ky ligj ‘na kthen në kohën e  Milosheviçit’), etj. Rrallë ka ndodhur herë të tjera që kaq shumë opinionistë të fokusohen tek i njëjti problem. E gjasat janë që të ketë shkrime të tjera nesër e pasnesër. Nuk është vetëm çështja që provokon interes; është dhe faji që është bërë qyrk e që s’po e vesh askush.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.