Jeta e trishtuar e Viktor Qurkut e rrëfyer prej Sadik Bejkos

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:38

Në një libër të Sadik Bejkos me titull “Sytë e Gështenjave të Egra” (ku përshkruhen, edhe me ndihmën  e elementëve autobiografikë, disa ngjarje të komunizmit të Hoxhës), ka një moment ku ai flet për Viktor Qurkun. Ky emër nuk u thotë ndonjë gjë gjeneratave të reja, por nuk ka qenë i panjohur për ata që kanë jetuar në ato kohë. Ndërsa jeta e tij ka qenë për shumëkënd krejt e panjohur. Dhe është një jetë dramatike.

Në nëj intervistë për Mapon e sotme, Bejko rrëfen: “Viktori ishte një njeri që u ndëshkua në atë periudhë për arsye se një poemë e tij në shtypin e kohës  u quajt liberale. Mbas kësaj, ai pësoi edhe një zhgënjim tjetër në planin personal. Një ndarje nga një e dashur e tij, të dyja këto ngjarje bënë që të kalojë në depresion. E hoqën prej gazetës “Drita”, e çuan diku punonjës në Pallatin e Kulturës. Kjo ishte një zbritje në karrierë, të cilën ai prapë nuk e kaloi dot. Në këtë kohë kur priste shpërblime mori një ndëshkim. Aparati i tij nervor u shkatërrua, iu nënshtrua ilaçeve, gjendja shpirtërore rëndohej, psikozat, neurozat, nuk shkruante, nuk lexonte, kaloi në anën më të keqe të tij, urrejtjen e gjithë botës, gjithë njerëzve. Kjo sigurisht gjendjen e tij e përkeqësoi dhe ai nuk ishte më vetja. Një moment vetëdijësimi për gjendjen e vet u kthye në fshatin e tij të lindjes, në Çorraj. Atje i dha fund jetës, u hodh nga një shkëmb. Ishte koha që donte nerva të forta. Dikush i kishte, dikush nuk i pati.”

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.