Kufizimi i mandatit të kryeprokurorit vlen dhe për Ina Ramën?

Dihet që mandati i kryeprokurorit, në sajë të ndërhyrjes që u bë në kushtetutë në vitin 2008, është tanimë i kufizuar në kohë. Mirëpo, atëmot askujt nuk i shkoi në mendje që të bënte saktësimin, se ky ndryshim vlen dhe për kryeprokuroren aktuale. Dhe për këtë arsye, ka më shumë se një interpretim për këtë çështje.
Nëse pranohet intepretimi se ky ndryshim prek dhe titullarin në fuqi, atëherë i bie që nga fundi i vitit të fillojë procedura e zëvendësimit të Ina Ramës. Por sipas shumë gjasash çështja do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, dhe kësaj të fundit do t’i duhet të përcaktojë nëse ky ndryshim vlen automatikisht dhe për Ina Ramën, apo vlen veç për pasardhësit e saj, e jo për të. Sipas Dhori Sollakut të intervistuar nga Mapo, vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i japë dum kësaj pune.
Re.Pu.
Comments
Ina Rama iken ne nentor.
<p>Ina Rama iken ne nentor. Endrra e Saliut realizohet, gjithe shteti ne duart e nje njeriu.</p>
Edi Rama ka qene me ngut
<p>Edi Rama ka qene me ngut atebote qe te parashikonte edhe nje detaj kaq te "parendesishem". Le ta dergoje tani ne Gjykaten Supreme te Turpit( apo Gjykaten e Turpit Suprem?), qe t'ia kursejne Sales kohen qe te pushtoje gjithe institucionet. Ky quhet opozitarllek, kryetarllek, maskarallek...!</p>
Add new comment