Katër finalistet e Europioanit: Portugali, Gjermani, Spanjë dhe Itali

Postuar në 24 Qershor, 2012 17:02

Skuadrat që kanë arritur në gjysmë finale të kampionatit europian të futbollit i dominuan ndeshjet çerek finale. Portugalia demonstroi qartazi se ish një skuadër më e mirë se Republika Çeke, s’ka gjë se ndeshjen e fitoi në fund, vetëm me një gol të Ronaldo-s. Gjermanët dominuan, siç pritej nga të gjithë e nën sytë e e kryeministres së tyre që rivalizonte me tifozët ultras, dhe fituan me rezultatin 4-2. Spanjollët, duke fituar 2-0 e duke kontrolluar nga fillimi deri në fund ndeshjen me Francën, na bënë ta shohim këtë të fundit, ndoshta jo me të drejtë, si një skuadër të dobët. Dhe Italia sapo doli fituese pas garës me Anglinë. Italianët kanë qenë të pafat këtë herë, pasi ndeshjen e fituan pas 120 minutash, me penallti, në një kohë që e meritonin ta fitonin shumë herët e shumë lehtë.

Europiani është futur tanimë në fazën më të bukur. Ndeshjet për t’u ndjekur janë katër. Dy për të përcaktuar finalistet e dy për të përcaktuar vendet nga një deri në katër. Dy ndeshjet e radhës janë: Portugali-Spanjë (të mërkurën), dhe Gjermani-Itali (të enjten). Çfarë ndeshjesh!

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.