Polemikë në gazetën Express: Berat Buzhala versus Arbër Zaimit

Ka një polemikë në shtypin e Prishtinës lidhur me zgjedhjet në Kaçanik, të cilat janë fituar nga PDK-ja. Fillimisht ka qenë Berat Buzhala, gazetar dhe deputet i maxhorancës, që i ka parë këto zgjedhje si provë të n-të të forcës së partisë së Thaçit (kandidati i PDK-së ka fituar qysh në raundin e parë). Në shkrimin e tij me titull “Letër nga partia e Xhabirave” (për ta lexuar të plotë ndiqni linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,74,84289), ai u kundërvihet zërave e sondazheve që flasin për një popull të mllefosur e të zemëruar me qeverinë, dhe shkruan: “Disa prej mediave më me dëshirë nuk do të tregonin fare për rezultatet, por janë të bindura që kjo gjë nuk do të mund të mbahet gjatë si sekret. Një gjë të tillë e pashë të dielën mbrëma në njërin prej televizioneve, që është i afërt me çdo gjë që përfaqëson anti-qeveri. Edicioni i lajmeve vetëm sa nuk u tha që do të fillojë me një lajm të kobshëm, me një lajm tragjik: "PDK-ja ka fituar qysh në rrethin e parë".
I është përgjigjur Arbër Zaimi, opinionisti nga Tirana që bën koordinatorin e Lëvizjes Vetvendosja në Prishtinë. Në shkrimin e tij me titull “Partia ultrademokratike e Xhabirëve” (për ta lexuar të plotë ndiqni linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,91,84406), Zaimi denoncon një kontekst socio-politik që i bën zgjedhjet një farsë. “Kur dhuna shndërrohet në sistem, gjithnjë zgjedhjet i fiton zotëruesi i dhunës”, thotë Zaimi. Ky i fundit flet për një diktaturë që po krijohet në Kosovë, dhe kjo “diktaturë që po afrohet shfaqet fillimisht tek trembja e popullit përmes angazhimit të personave të dhunshëm, shfaqet tek kërcënimet fshat më fshat e familje më familje, shfaqet tek përjashtimi prej vendeve të punës të cilitdo që nuk i përulet pushtetit tend, shfaqet te ndalimi i mendimit, dhe te përpjekja për ta etiketuar si të dhunshme, si terroriste cilëndo alternativë që nuk është ajo e tyrja, e më së fundi shfaqet në formën e vet akute tek shushatja e popullit, i cili le që nuk merr përsipër të protestojë ndaj padrejtësive, mjerimit e varfërisë, por gjithnjë e më pak del edhe që të votojë.”
E.G.
Comments
Nuk e di se pse Arbri meret
<p>Nuk e di se pse Arbri meret me Buzhalen.</p><p>Paske rene posht o Arber.</p>
"diktaturë që po krijohet në
"diktaturë që po krijohet në Kosovë"?! Kritikat jan te nevojshme, por kjo kritikë asht e teprume
Add new comment