Brukseli na fshikullon; ndërsa Nishani fillon të flasë si President

Pasoja e parë e zgjedhjes së Presidentit ashtu si e zgjodhi Berisha erdhi më shpejt se sa pritej. Dhe më brutale, gjithashtu. Erdhi nga Brukseli. Petër Stanos, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, që nuk ka lënë ngjarje të Tiranës pa komentuar, është ngutur të japë një koment dhe për ditën e djeshme. Më saktë, komenti është për shkak të ditës së djeshme: “Mund t’ju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do ta çonte Shqipërinë, liderët e saj politikë dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”.
Berisha e ka ditur që do të merrte këtë opinion nga Brukseli. Këtë gjë e ka ditur dhe Presidenti i ri, Bujar Nishani, e cili e ka përuruar mandatin e tij presidencial me një deklaratë. Është një deklaratë e qetë, e shtruar, një nga ato deklarata që ai i ka dhënë vazhdimisht, ku bie në sy një si sintaksë e çuditshme dhe e mërzitshme kozmopolite; fjala vjen: “adresoj konsideratat e mia për të gjithë kandidatët që u përfshinë në garë”.
E.G.
Comments
Brukseli e di se sikur
<p>Brukseli e di se sikur Berisha te kishte kandiduar edhe gjyshen e Nishanit ai palo parlament do ja kishte votuar. Turp tu vije. Parlament marionetash e jo burrash shteti. Ne duan te shohin burra te vertete le ti hedhin syte nga Oketa.</p>
Ti mendon se "Tregtaret" e
<p>Ti mendon se "Tregtaret" e huaj qe caktojne kush qeveris ne Shqiperi (dhe ke mufasin me pare dhe trafiqe) do te kerkojne te blejne "mall burrash" ne keto troje ? Jo mer jo ! Keto prostituta do te blejne gjithmone ! Te vetmit qe kerkojne "mall burrash" ne "tregun shqiptar" jane vetem shqiptaret ! E ky lloj "malli" ka cmimin e "LIRISE" ......</p><p>Te tjerat jane llafollogji , iluzione dhe genjeshtra ......pra shkurt "UTOPI" !</p>
Sa te behet qefi i Muc per
<p>Sa te behet qefi i Muc per cdo "fishkellime" - njesoj si Edi Rama qe beri gjithe ato perkjekje per te nxitur "fishkellima" te tilla. Te pashe ne ate studio diten qe u zgjodh Nishani, te them te drejten ma neverite kur e degradove figuren e Presidentit duke e paragjykuar personin qe do te ishte medoemos me "lepires bethe" Ajo kulture qe tu ka bere identitet te pengon shume te kesh respekt. Nuk je ti o Muc me i vyer se cdo figure Presidenti, ne nje shoqeri te civilizuar tjeter, ti nuk do te kishe akses kurrkend per edukaten e mendjen qe shpreh.</p>
Add new comment