Kush është Bujar Nishani? Një bio e shkurtër

Postuar në 12 Qershor, 2012 05:16

Kryetari më i ri i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është një ushtarak dhe politikan karriere. 46-vjeçari, që u zgjodh dje nga Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës qeverisëse, ka edhe një përvojë të rëndësishme akademike, përkatësisht në mësimdhënien ku janë formuar kadetët e Forcave të Armatosura të Republikës. Karriera e zotit Nishani ka qenë një vijimësi në uniformën e gjelbër për të veshur më pas në mënyrë progresive kostumin e nëpunësit të ekspertizës, e në fund i ka hyrë, për të mos dalë më, zanatit të ndërlikuar të politikanit.

I lindur në Durrës, me rrënjë nga Gjirokastra, Presidenti i sapozgjedhur i Republikës menjëherë sapo përfundon arsimin tetëvjeçar nis shkollimin e gjatë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në fillim të mesmen e më pas shkollën e lartë. Arsimin e përfundon me rezultate të shkëlqyera, ndaj dhe emërohet si pedagog në universitetin e vetëm ku formohen oficerët e ushtrisë shqiptare. Zoti Nishani i përket një familje me prejardhje intelektuale, e cila ka nxjerrë edhe njerëz të njohur, madje ka lidhje edhe me një nga ish-presidentët e vendit, Omer Nishanin. Por për një periudhë kohore, si pasojë e koniunkturave biografike që ishin të detyruara në regjimin komunist, zoti Nishani mban mbiemrin Mehmeti, të cilin pas rrëzimit të komunizmit e rikthen tek origjina e rrënjëve familjare. Me ardhjen e demokracisë në vend, pikërisht pas emërimit në postin e ministrit të Mbrojtjes të të ndjerit Safet Zhulali, Bujar Nizhani thirret për të punuar në dikasterin e mbrojtjes, si ekspert dhe drejtues i marrëdhënieve me jashtë të këtij institucioni. Në vitin 1994, si pasojë e punës dhe rezultateve, ai promovohet në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes që merret me marrëdhëniet me NATO-n. Dy vjet më pas, pikërisht në vitin 1996, zoti Nishani thirret për të punuar në kabinetin e ministrit Zhulali, si një nga njerëzit e afërt të tij. Por karriera zyrtare e ushtarakut, e kreut të ri të shtetit shqiptar, do të pësonte një ndalim, si pasojë e ndryshimeve politike në Shqipëri, kur në vitin 1997 në qeverisje erdhën socialistët. Bujar Nishani, gjatë qeverisjes së majtë, këput lidhjet me uniformën dhe dalëngadalë i futet profesionit të politikanit. Pas një kohe në profesionin e lirë, Nishani rikthehet aktiv në Partinë Demokratike, anëtar i së cilës ishte bërë që në vitin 1991, pra pak kohë nga themelimi i saj. Por ngritja në karrierën politike do të jepte sinjalin e parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, kur ai do të aktivizohej vrullshëm. Puna si aktivist politik do të promovohej me zgjedhjen në një nga postet më të larta të degës së PD-së të kryeqytetit, ku zoti Nishani u zgjodh në vitin 2001 si sekretar i saj. Pikërisht struktura më e rëndësishme në terren e opozitës së atëhershme do t’i jepte Bujar Nishanit edhe shtysën përfundimtare për t’u ngritur në majat e politikës së selisë blu. Në zgjedhjet e korrikut në vitin 2005, Nishani fitoi në mënyrë spektakolare në një zonë zgjedhore të majtë, siç ishte Kombinati, duke konkurruar me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Igli Toska. I zgjedhur në kryesinë e lartë të PD-së, Nishani nuk u përfshi menjëherë në ekzekutivin e PD-së, por koha do të vinte pas dorëheqjes së Sokol Olldashit si ministër i Brendshëm, si pasojë e humbjes së garës për kryetar bashkie të Tiranës. Postin e kreut të dikasterit të policisë zoti Nishani e drejtoi deri në zgjedhjet parlamentare të 2009-s, pas të cilave u emërua ministër i Drejtësisë. Por në vitin 2001 do të rikthehej sërish në postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Këtë post e mban ende sot, kur është zgjedhur President i Republikës, por që detyrën do ta marrë pas bërjes së ceremonisë së betimit. Kreu i ri i shtetit është i martuar me znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.

Origjina

Familja

Me rrënjë familjare nga Nishanët e Gjirokastrës, presidenti i ri është lindur e rritur në Durrës dhe më pas ka punuar në Tiranë.

Curriculum Vitae

Lindi më 29 shtator 1966

Është diplomuar në Akademinë

Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

Në vitin 2004 diplomohet jurist në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Europiane

1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake “Skënderbej”

1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë

1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n

1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit

2005 – Zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Mars 2007 – Shtator 2009 Ministër i Brendshëm

Shtator 2009 – Prill 2011 Ministër i Drejtësisë

Prill 2011 e në vazhdim Ministër i Brendshëm

Përgatiti: Ylli Pata, Shqip

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Zoti Ylli

Po ne CV e tij eshte edhe pune kamarier tek komuna e Parisit, apo kjo ska rendesi

Submitted by Kledian Lula (not verified) on

Keni harruar eksperiencen si kamarier i dyte tek kafe-koiska "Flutura", keni harruar  aktivitetin 1990-1992 per mbrojtjen me arme e me skenderbegas 15 vejcare te bustit te Enver Hoxhes, keni harruar aktivitetin si magazinier ushqimesh, flamujsh e parullash te fushates se Besnik Mustafajt e Bamir Topit ne Tirane, kini harruar qe mbiemrin e ka Mehmeti e jo Nishani

Submitted by ed (not verified) on

Ka punuar kamarier, e pastaj. Kjo nuk eshte turp o njerez, thjesht tregon qe ka qene i ndershem gjate kohes qe ka punuar ne administrate. Mbrojtja e Busti po, kjo mund te quhet e gabuar, por perseri justifikohet me te qenit i ri. Ne fakt tragjikja ne zgjedhjen e tij qendron vetem ne faktin qe do te thoje vetem " si urdheron", pra nuk ka personalitet dhe eshte sherbetor i Saliut. As me shume a as me pak, thjesht nje kukull e urte, te pakten te ishte i bukur.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Mbrojtje e bustit me arme ne dore pas dy muajsh pluralizem tregon se ishte komonist agresiv. Mos e nenvlehtesono kete fakt.

pikerisht se nuk eshte demokrat eshte i bindur dhe neshtruar tek Saliu.

Por mos harroni se kesaj radhe u zgjodhen nje punonjes sigurimi me kurs per ajsht shteti e ambasada (Zagarnjori), nje spiun

sigurimi  dhe aktiv me PS gjate regjimit te Fatos Nanos (1997-2005), dhe ky i fundit vullnetar me arme i Enverit. Te gjitha keto  si dhe

prania e shumte e spiunave dhe komunista ne stafet e sotme te saliut dhe ne familjen e tij tregojne se ai ka nje lidhje me ishsigurimsat

apo ndonje  celule te UDB ne Shqiperi. Kjo guhet te na merakosi dhe jo te mbrojme edin se jemi kunder saliut, perderi sa Edi te mesoj politiken.

Submitted by Genti (not verified) on

Me mire ky se sa spiuni i Sigurimit Artan Hoxha.

Submitted by bisha (not verified) on

Po c'rendesi ka nese eshte Mehmet apo Nishan.  fakti me i rendesishem eshte qe ky njeri kur u hoq nga puna e shtetit nuk ishte nje biznesmen i sukseshem por nje familjar i sukseshem.

Eksperienca e tij akademike, ushtarake dhe administrative ka treguar qe eshte nje njeri i ejkuilibruar dhe jo nje aventurier politik.

Suksese Z. Nishani

Submitted by filan fisteku (not verified) on

nuk ka asgje te jesh kamarier! POOOR ky presidenti yne (si ushtari i mire SHVEJK)....neser do takoje homologet e tij europiane, greke italiane amerikane.... cili president i ndonje shteti ka mbetur pa pune, dhe ka punuar si kamarier??? pervecse ndonje republike te sapoformuar afrikane??? po fundi i fundit, KY STAN KETE BULMET KA! perderisa kryeminstri i hypte mushkes per te vajtur ne shkolle....CFARE PRISNI!!!!!

Submitted by Vlora (not verified) on

O filan sipas teorise tende vetem femijet e bllokmeneve mund te jene president pasi ata jane te vetmit qe nuk kane pesuar renie ndonjehere

Submitted by filan fisteku (not verified) on

po nuk i lam njehere e mire keto "ju bllokmenat" "ju ballistat" "ju komunistat"........do mbetemi keq e me keq! thelbi i komentit tim, eshte qe "SHVEJKU" eshte nje njeri i mire por MEDIOKER!!! pikerisht per tu perdorur nga eproret e tij!!!!!

Submitted by koz (not verified) on

Edhe nje otoman turkoshaf me shume ne Albanistanin tone te mjere. Shqiptaret do ta durojne edhe kete pacavure pa dinjitet per 5 vjete (sic kane bere me fytyra edhe me te urryera) . Ndoshta ky lumpen/skenderbegas mund te na befasoje (sic beri edhe Topi ne fund) duke qendruar ne nivelin e rolit kushtetues dhe duke mos u bere partizan dhe mbrojtes ligjor i klanit te Berishes. Ne te kundert do te kujtohet vecse me turp nga historia dhe nuk mund ta ndale dot dhenien llogari te ketij klani.

Opozita nuk ka perse te merret me te sot, as edhe me Nanon apo Bishen - por duhet  sa me pare te perqendrohet tek ndryshimet ne kodin zgjedhr dhe pergatitjen e zgjedhjeve te parakihshme pa Bishen ne pushtet (qeveri teknike). Opozita duhet me cdo forme te detyroje Bishen te zhduket sa me pare nga syte e shqiptareve. Kjo eshte detyra e Rames, nje ore e me pare - me bishen nuk behen zgjedhje. Neser ne pushtet (nen shembullin qe ka lene merhumi nga vicidoli) te gjithe maskarenjte qe po gezojne sot do te tentojne te nderrojne lekuren. Dhe socialistet do te jene te marre e te paafte nese nuk arrijne te cmontojne gradualisht e ne menyre jo-partizane/militanteske te gjithe ngrehinen piramidale e klasore qe ka ngritur merhumi nga Vicidoli ne keto 7 apo 13 vjete. Them merhumi pasi per opoziten Bisha duhet te shihet, dhe bere cmos qe te ngulitet pastaj ne psiken e shqiptareve si nje i mbaruar,  i marrur fund, ne momentet e fundit te marrezise se tij. Opozite duhet te mos kete asnje iluzion se ka ndonje mundesi apo hapesire reale per negociata apo marreveshje me kete armik te shqiptareve pervec ndryshimeve te kodit zgjedhor qe duhet te behen sa me pare dhe thjesht e evetem ne nivelin e eksperteve. Une do te kisha dyshime ne aftesine profesionale te eksperteve socialiste per kodin zgjedhor,  por ne keto momente kritike, cdo kod qe merr parasysh pikat me kryesore te manipulimeve te 2007 e 2009 si dhe zvogelimin e efektit ristani apo kolegj zgjedhor, duhet pranuar sa me pare. Bisha do te perpiqet ta zvarrise dhe te marre cte mundet nga ky kod dhe opozita duhet te jete vigjilente dhe te gjeje format per te bere presion mbi kete maskara dhe gjithe sistemin e tij korruptiv qe po i bien rropullite rrugeve dita dites. Sido qe te jete Bisha nuk ka me financa per te blere dhe manipuluar voten ne menyre masive dhe fitorja e opozites eshte e sigurt ne mos rama perseri nuk do te jete ne gjendje te mbroje voten tone.

Jo me kot maloku hileqar i Vicidolit e zvarriti reformen zgjedhore per tju bere presion te gjithe maskarenjve qe ka per rreth dhe vete opozites qe duket se perpiqet me shume se cfare thone ambasadoret per ramen  sesa te kryeje rrolin qe i takon si opozite e mbi 50% te popullit. Meta me krimbat si ai ne ate parlament te zgjebosur si dhe opozita kishin frike te shkonin ne zgjedhje me Ristanin e tij dhe gjykatat e dhjera ne sherbim te Malokut. Ne kete moment opozita duhet te ofroje optimizem dhe shpresen per te ardhmen.

Ky president idiot i Bishes ne fakt eshte per opozitaret shume me mire sesa Nano-halldupi , Hoxha - spiuni/avokati i  klanit apo Zaganjori i Topallit e gjykatave tona te shkerdhyera. Eshte me mire per opoziten pasi tregoi edhe njehere publikisht para cdo dyshuesi naive e ndoshta politikberesi te huaj -  kafsherine e thelle karakteriale te Bishes dhe pamundesine totale per te bere marreveshje luajale me kete maskara te ndyre e psikopat shoqerisht te rrezikshem. Ky president qesharak ne cdo aspekt i jep neser te drejten morale dhe mundesine socialisteve ne pushtet ta luftojne kete qen te berishes me te gjitha forcat e mjetet nese nuk i qendron besnik rolit kushtetues qe i kane vene ne qafe.

Opozita sduhet te merret me nanot, idiotet e tij ne Ps apo cdo idiot tjeter ne media qe llomotit pa rreshtur dhe te humbase fokusin. Opozita duhet te shohe perpara me besim dhe kurajo duke u treguar te gjitheve se edhe ne nje dite si sot ka shume me teper gjera per te na bashkuar dhe organizuar per fitore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.