Politika bie në qetësi; është klimë urimesh; të paktën, hë për hë

Është pritur qetësisht zgjedhja e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës, dhe siç ndodh në të tilla rrethana, janë orë urimesh. Dhe në këtë mes bien në sy urimi i Bamir Topit, dhe ai i Fatos Nanos. I pari e ka marrë në telefon pasardhësin e vet, por me këtë gjest ai nuk befason askënd më, pasi njihet për bon ton-in dhe sjelljen institucionale. Ndërsa i dyti ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet: “Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri Bujar Nishani më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar”.
Pak orë përpara se të bënte këtë urim, ai ziente prej zemërimit. Por siç shihet, të gjithë po rekuperojnë qetësinë. Pritet që dhe opozita të dalë me një qendrim të vetin, me anë të të cilit nuk është se ka shumë për të thënë. Bujar Nishani është zgjedhur kundër dëshirës së saj, madje për inat të saj, por ai është tanimë President i Republikës.
Re.Pu.
Comments
Ky njeri ka fytyrën e
<p>Ky njeri ka fytyrën e unitetit kombëtar jemi një shoqëri të çmëndurish dhe debilësh në qoftëse e pranojmë</p>
Add new comment