Arkiv-Lajme

Bujar Nishani është një President legjitim

Postuar në 11 Qershor, 2012 12:50

Në ndonjë studio televizive është bërë aluzion mbi një papajtueshmëri eventuale midis postit të ministrit të Republikës dhe të drejtës për të kandiduar për një post superior në hierarkinë e shtetit. Ky diskutim mori udhë nga një deklaratë e Fatos Nanos, apo e stafit të tij, pak momente pasi Astrit Patozi shpalli Bujar Nishanin në emër të PD-së si kandidat presidencial. Ishte kjo deklaratë që provokoi debatin, i cili më së shumti u zhvillua në studion e Sokol Ballës në Top Story.

Shqipëria e ka një President. Ai është i Berishës. Quhet Bujar Nishani.

Postuar në 11 Qershor, 2012 12:15

Në Kuvendin e Shqipërisë sapo u mbyll raundi i katërt i votimit për postin e kreut të shtetit shqiptar. Rezultati? Bujar Nishani zgjidhet President i Republikës. Me 73 vota. Aq sa priteshin. Janë vota të maxhorancës, të cilat ishin deklaruar paraprakisht në favor të tij.  Në fund të numërimit të votave, teksa po i shtrëngonte dorën Bujar Nishanit, kryeministri Berisha ka ndjerë të afrohet aty dhe Ilir Meta, është kthyer nga ky i fundit, i ka dhënë dorën vrullshëm, ia ka shtrënguar atë, dhe i ka dhuruar një buzëqeshje mirënjohjeje.

Pas pak raundi i katërt i votimit presidencial. Ç’do të ndodhë?

Postuar në 11 Qershor, 2012 10:22

Ka pasur lëvizje të ethshme gjatë këtyre orëve të fundit. Berisha duket se është i vendosur t’i shkojë deri në fund tentativave për zgjedhjen e një njeriu të vet. Bujar Nishani e ka emrin kandidati i tretë. I treti i vërteti? Kjo do të duket pas votimit që pritet të kryhet tani pasdite. Kandidati Fatos Nano që po ndjen lakun e kohës t’i shtrëngohet në grykë i ka bërë një sulm Berishës. Ky i fundit po përpiqet me të gjitha format të kompaktësojë grupin e vet në vigjilje të votimit.

PD: Votojmë Nishanin, Rama: Jo. Nano s'është konsensual

Postuar në 11 Qershor, 2012 09:09

Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. "Politika nuk do shoqerine civile". PD i rikthehet listes se mbremshme. Patozi para mediave: Do votojme Bujar Nishani. Dule e Idrizi: Mazhoranca deshtoi, Rama të kandidojë Nanon. Kreu i PS: Votojmë Nanon nëse do ishte kandidat konsensual. Qeveria po tallet e ben diversion me emrin e Nanos. Kadare propozoi gjeneral Lleshin.

Nishani kandidati i ri i mazhorancës për president. A do të jetë Nano kandidati i opozitës?

Postuar në 11 Qershor, 2012 06:27

Pas tërheqjes së Artan Hoxhës nga kandidimi për President të Republikës, Astrit Patozi, Kryetari i Grupit Parlametnar të PD-së deklaroi se Bujar Nishani do të jetë kandidati i ri i mazhorancës, i cili do të votohet sot në orën 17:00.  Pas tij, Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, dhe Vangjel Dule, Kryetar i PBDNJ-së (për ironi, dy politikanë me kauza të kundërta të deklaruara), bënë thirrje që PS-ja të kandidojë Fatos Nanon si kandidat alternativ ndaj Nishanit.

A do t’i plotësonte Fatos Nano kushtet juridike për President të Republikës?

Postuar në 11 Qershor, 2012 04:25

Teorikisht, përderisa Artan Hoxha ende nuk ka marrë të paktën 71 vota për t’u bërë President i Republikës, Fatos Nano e ka një mundësi fare të vogël për të garuar në raundin e 5-të të votimit për këtë post. Por a i plotëson ai kushtet juridike për të qenë President i Republikës?

Neni 86.2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë vë këtë kusht juridik për personin që kandidon për postin e presidentit : “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

Hoxha: Berisha të mos lodhet kot për të më propozuar për president

Postuar në 11 Qershor, 2012 03:38

Në një intervistë dhënë në 13 mars Roland Qafokut në 13 mars, Artan Hoxha ka deklaruar që, në qoftë se do t’i propozohej kandidimi për President të Republikës nga Berisha, nuk do ta pranonte. Dhe shtoi se kjo deklaratë e tij publike mund të shërbente si një mesazh për Berishën që të mos lodhej ta propozonte. Për ta dëgjuar me veshët tuaj, fjalët ekzakte të Hoxhës klikoni në nyjen: http://www.youtube.com/watch?v=ToyxB6suCQQ&feature=youtu.be

Re.Pu.

Reagimet në web: Me Hoxhën (Artan) është kapur fundi

Postuar në 11 Qershor, 2012 02:31

Reagimet në web pas daljes së lajmit, se kandidat presidencial do të jetë Artan Hoxha të japin idenë e një shock-u kolektiv. Në site-t e blogjet jo qeveritare përcillet mesazhi se “me këtë gjest kanë kapur fundin”. Të gjithë duket sikur janë të gatshëm të thonë: Na rijepni Jozefinën! Sa për Zaganjorin, ky i fundit konsiderohet në këto rrethana një rast i artë që është humbur, tanimë.

A do të marrë 71 vota Artan Hoxha?

Postuar në 10 Qershor, 2012 18:36

Nga deklaratat e mbrëmshme të Berishës dhe Metës pas tryezës së konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mund të arrihet në përfundimin se kandidimi i zyrtar i Artan Hoxhës  për këtë post është po aq i sigurtë sa lindja e diellit në mëngjes. Ndërkohë, nga deklarata e Ramës pas tryezës, mund të arrihet në përfundimin se është po aq e sigurtë që opozita nuk do të votojë për Hoxhën dhe që nuk do të paraqesë një kandidaturë alternative.

Nuk ka konsensus, PD çon në Kuvend si kandidat presidencial analistin Artan Hoxha

Postuar në 10 Qershor, 2012 15:46

Perfundon pas 3 oresh takimi ne kryesine e Kuvendit pa konsensus mes paleve. Maxhoranca con ne Kuvend kandidaturen e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi
Rama u shpreh pas takimi se: "Bëmë një përpjekje të gjatë intensive të plotvullnetshme për ti dhënë Shqipërisë atë që në këndvështrimin tonë meritojnë një presidnet konsensual dhe familjes evropiane një sinjal që pa asnjë dyshim që duhej të jepte politika shqiptare në këtë proces nuk gjetëm atë gjetëm atë mirëkutpm që duhet të shprehte qeveria shqiptare

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme