Pas pak raundi i katërt i votimit presidencial. Ç’do të ndodhë?

Ka pasur lëvizje të ethshme gjatë këtyre orëve të fundit. Berisha duket se është i vendosur t’i shkojë deri në fund tentativave për zgjedhjen e një njeriu të vet. Bujar Nishani e ka emrin kandidati i tretë. I treti i vërteti? Kjo do të duket pas votimit që pritet të kryhet tani pasdite. Kandidati Fatos Nano që po ndjen lakun e kohës t’i shtrëngohet në grykë i ka bërë një sulm Berishës. Ky i fundit po përpiqet me të gjitha format të kompaktësojë grupin e vet në vigjilje të votimit. Ilir Meta ka nxjerrë Petrit Vasilin për të thënë se “LSI-ja është brenda maxhorancës”, por vetë nuk është shfaqur, s’ka gjë se ka qenë shumë aktiv gjatë këtyre ditëve. Jozefina Topalli është e panjohura e madhe e ekuacionit presidencial. Thuhet se ajo iu bë pengesë kandidimit të Hoxhës në momentet e fundit, por nuk dihet se ç’mendon ajo për kandidimin e Nishanit. Ambasadorët e kanë humbur kureshtjen dhe interesin për atë që mund të ndodhë, gjë që nuk është një shenjë e mirë për Berishën. Ndërsa Rama është duke bërë sehir, në pritje që fati ta ndihmojë sërish.
Re.Pu.
Comments
do ta shkarkojne per

do ta shkarkojne per antikushtetueshmeri se nuk ka dhene doreheqjen nga minister ...si pacolli pak a shume dhe ...loja vazhdon

Le të zgjedhim një president

Le të zgjedhim një president "konseksual", nëse dështon ai konsensuali. Në të kaluarën kemi pasur presidentë, fryt i dashurisë Nano-Berisha. Mund ta zgjedhim edhe tani.

Duket qe ky pershkrim eshte

Duket qe ky pershkrim eshte "spot on".

Pikerisht sesi behen gjerat ne Anbanistanin tone ta dashur, perdite ne cdo cep e katund,.. plot me pabesi,..... me te gjuejte prapa shkurres/shpines,.....maje krahut,..... rroma per toma, ......te dali ku te dali,... topi eshte i imi , penalltine e gjuj vet...... U bone tiiiii,...... ta tregoj une ty,...... cfare do te bej une ty kur te vij ne pushtet,,,,... cfare te bej une ty tani qe jam ne pushtet.

E njejta gje perseri e perseri .......ad nauseum.

Sa here e kemi pare kete film te shemtuar. Sa here te tjera do ta shohin femijet e niperat tane...

Dhe te gjithe ne pritje te Nishanit te rradhes..

Ilir Meta - neser gdhihet

Ilir Meta - neser gdhihet Minister i Brendshem dhe Zv Kryeminister !

Edi Rama ti thote perfundimisht mirupafshim zgjdhjeve te 2013 !

Ne 2013 LSI- del forca e 2te ne Shqiperi duke cuar Partine Socialiste ne force te 3te ose te 4t sic ndodhi ne Greqi !

Kjo eshte nderi qe i ka bere Socialisteve Edi Rama - duke mos dhene kandidaturen e Fatos Nanos ose Pandeli Majkos.

Muci.......ke filluar edhe

Muci.......ke filluar edhe ti te interesohesh per ambasadoret.

Po ti ke qene ai qe thoje se nuk duhen pyetur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

me fal.......po kujt i rruhet per ambasadoret....ne po zgjedhim presidentin tone....

Like

Like

Edi rama nuk eshte politikan,

Edi rama nuk eshte politikan, kaq. gjithe hapat e tij deri tani kane qene te gabuar. ka ardhur koha qe ta kuptoje kete dhe te largohet te merret me instalacione arti nese ia del edhe kesaj..

Add new comment