Arkiv-Lajme
Show i dhunshëm në një studio televizive greke; deputeti neonazist sulmon një grua me grushta
Debati politik në Athinë ka marrë një përthyerje të dhunshme në një studio të televizionit Ant1; dhe ajo që ka ndodhur aty, reflekton klimën e humorin politik të vendit. Një deputet i partisë neonaziste Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, që është në të njëjtën kohë dhe zëdhënës i kësaj partie, që është akoma në të njëjtën kohë dhe i akuzuar për një vjedhje me armë në vitin 2007, ka shpërthyer mbrëmë në gjeste të dhunshme në momentin që një deputete e partisë Syriza, Rena Dourou, ia ka përmendur faktin e fundit. Duke e patur në distancë, e ka qëlluar me gotën e ujit.
Fatos Klosi: Berisha do një shërbëtor në krye të shtetit; ndërsa Nano s’është për atë punë
Ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi ka bindjen se Zaganjori nuk do të jetë kandidaturë e Berishës në raundin e katërt e të pestë. Zaganjori është afër tij, dhe i nënshtrueshëm prej tij, saktëson Klosi, por ai do donte President një njeri edhe më të nënshtrueshëm. Prandaj, me të mbaruar raundi i tretë, ai do të zgjedhë një kandidat tjetër, një eksponent të PD-së me profil të ulët, në mënyrë që ta shndërrojë në shërbëtor të vetin.
Oketa përsërit e saktëson qëndrimin e vet: jam për një president konsensual
Në një intervistë të vetën, Oketa jep një përgjigje më të qartë për pyetjen, se “ç’qëndrim do mbajë FRD-ja në raundet presidencialë të tretë, katërt e të pestë”. Nuk thotë tamam atë që ka veçuar gazetari Bledar Hoti i Shqipit qysh në titull (Oketa: Vota e FRD-së do jetë vetëm për një President konsensual), por thotë diçka shumë të përafërt: “Unë përsëris se FRD-ja ëhstë për një President konsensual, pasi këtë e kërkojnë interesat e vendit...
Kriza presidenciale po mban pezull shtetin, dhe …
Në faqen 2 dhe 3 të Shqipit të sotëm bëhet zhvillimi gazetaresk i asaj që lajmërohet qysh në faqe të parë, në titullin kryesor: Kriza presidenciale paralizon tërë shtetin. Flitet për një vonesë në korrigjimin e buxhetit (do të bëhet në korrik, pasi të përfundojë saga presidenciale), flitet për një kolaps në Gjykatën e Lartë (janë 9200 çështje të prapambetura), flitet për bllokimin e diskutimit mbi Moratoriumin e skafeve (drafti është hequr nga kalendari i seancës së sotme nga frika se aleatët mund të mbajnë një qëndrim të ndryshëm), etj.
Patozi: Në qoftë se PS-ja propozon Nanon për president, mazhoranca mund të propozojë një figurë politike të saj.
Në emisionin Fakt në UTV, gjatë përballjes së një paneli analistësh me dyshen Blendi Klosi, Sekretar Organizativ i PS-së, dhe Astrit Patozi, Nën-Kryetar i PD-së, ky i fundit deklaroi se, në qoftë se PS-ja propozon Nanon për President të Republikës, mazhoranca mund të propozojë një figurë politike të saj, për të garuar me ish kryetarin e PS-së. “Politikanët e mazhorancës nuk janë lebrozë që të mos garojnë për president.
Një grup personalitetesh publike bëjnë endorsement në favor të Fatos Nanos
Një grup personalitetesh publike, kush më shumë e kush më pak i njohur, kanë hartuar një letër publike në adresë të kryetarëve të partive parlamentare, me anë të së cilës afirmojnë mbështetjen e tyre në favor të kandidaturës presidenciale të Fatos Nanos.
Pack: Nikoliç po dëmton edhe Serbinë për në BE
Eurodeputetja Doris Pack, duke i vleresuar deklaratat e presidentit te ri te Serbise të “befasishme dhe të pakuptueshme”, pranon se me to ai po demton edhe vete Serbine.
Sipas saj ai ka dëmtuar raportet fqinjësore dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, madje edhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Ka ende kuptim të jesh optimist mbi një President konsensual?
Në ‘A Show’ të Krastës në Vizion Plus ka qenë i ftuar Ettore Sequi, i cili ende beson se mund të arrihet një marrëveshje maxhorancë-opozitë lidhur me Presidentin e ri. Bën vaki që ambasadori i BE-së në Tiranë është njimend optimist, por nuk përjashtohet dhe mundësia që programi i Krastës të ketë qenë i regjistruar ditë më parë, kur optimizmi kishte pak kuptim.
Show presidencial ka futur në ethe tërë Shqipërinë
Të përditshmet hapen vazhdimisht me tituj ‘presidencialë’. Edicionet informative të televizioneve, gjithashtu. Ka muaj të tërë që e gjithë bota mediatike këndon avazin presidencial. Berisha, Rama, Meta, ambasadorët, Nano, Zaganjori, Topalli, etj, janë personazhet e ditës, të cilët shfaqen kudo, japin intervista, shkojnë nëpër studio televizive, ku flasin veç për Presidentin; dhe në këtë valle nuk ka mbetur njeri pa u përfshirë. Është një mënyrë e mirë për të fshehur problemet e mëdha të këtij vendi, për t’mos folur për këto të fundit.
Rama mbron me gjysmë zëri editorialin “e rrëzimit të qeverisë”
Meta, në përpjekje për t’i dhënë një kuptim rigjetjes së telave me Berishën dhe për të justifikuar vendosmërinë e këtij të fundit për t’i thënë ‘jo’ një pakti presidencial me opozitën, përmendi editorialin e fundit të Ramës, në të cilin i pari i socialistëve kërkon rrëzimin e qeverisë. “Ai editorial prishi gjithë punën e bërë”, thotë Meta, duke treguar me këtë se marrëdhëniet mes njëri-tjetrit i sheh, në rastin më të mirë, si marrëdhënie fëmijësh zevzekë të lënduar e të lëndueshëm në sedër.