Kriza presidenciale po mban pezull shtetin, dhe …

Në faqen 2 dhe 3 të Shqipit të sotëm bëhet zhvillimi gazetaresk i asaj që lajmërohet qysh në faqe të parë, në titullin kryesor: Kriza presidenciale paralizon tërë shtetin. Flitet për një vonesë në korrigjimin e buxhetit (do të bëhet në korrik, pasi të përfundojë saga presidenciale), flitet për një kolaps në Gjykatën e Lartë (janë 9200 çështje të prapambetura), flitet për bllokimin e diskutimit mbi Moratoriumin e skafeve (drafti është hequr nga kalendari i seancës së sotme nga frika se aleatët mund të mbajnë një qëndrim të ndryshëm), etj. Por në krye të faqes 2 ishte lajmi me titull “Miratohet vendimi që shet detin”. Është fjala për një vendim të djeshëm të qeverisë, që i njeh të drejtën Albpetrolit që të bëjë kërkim hidrokarburesh në det, dhe kështu, sipas Shqipit, “ajo kompani që do të blejë Albpetrolin do të ketë mundësi të zotërojë dhe një licencë të rëndësishme të kërkimit dhe të shitjes së naftës”.
Re.Pu.
Comments
Shtetit dhe pushtetit po i
<p>Shtetit dhe pushtetit po i vjen ora qe dhe neve te na shese a jap me kredi si prostituta! Kete tregojne bathet e Saliut !</p>
Add new comment