Lojra gazetareske me Nishanin

Postuar në 14 Qershor, 2012 04:43

Mbiemri Nishani u ka shërbyer gazetarëve për të bërë lojra fjalësh. Janë bërë shumë komente, ku është vënë re një tërheqje stilistike drejt mbiemrit Nishani, për të cilin thonë se gjatë komunizmit ka qenë Mehmeti. Loja u ka pëlqyer shumë vetëve. Rrozhani bënte një koment para dy ditësh, të cilin e titullonte “Presidenca, Nishani i fundit”. Arben Manaj kish një shkrim të tijin po atë ditë, por në Shqip, titulli i të cilit ishte ‘Kur Populli i Majtë nuk ka Nishan’. Armand Shkullaku kish nëj shkrim të vetin sot, në Panorama. Titulli: Nishani i Sali Berishës. Po sot, në Shqip, Andrea Stefani, kish zgjedhur të lozte po njësoj me Nishanin qysh në titull: Presidenti, a ka Qëlluar Berisha me Nishan? Dhe Edi Rama duket se s’i rezistoi dot ngasjes për të ‘dëfryer’ pak me mbiemrin e tjetrit; dhe Ramën e ka ndjellë me kohë kjo lodër. Ju kujtohet kur i thosh Olldele Olldashit?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.