Dikush i flet rëndë Berishës me sms, teksa po zgjidhej Presidenti

Raca e foto-reporterit nuk është shumë e përhapur në Shqipëri. E megjithatë ka tek-tuk prurje interesante. Si përshembull në këtë rast të vënë në dispozicion të Respublica-s nga një foto-reporter i pranishëm në seancën e votimit për president të Bujar Nishanit. Ai ka arritur të fotografojë nga lart ekranin e celularit të... kryeministrit Sali Berisha. Dhe vëreni çfarë shkruhet në njërin nga mesazhet (ekzistojnë disa të tilla në këtë set fotografik). Në celularin e Berishës lexohet ky mesazh (më saktë fillimi i një mesazhi që vijon në disa foto të tjera): “Sa keq për ju. Ku e çove vendin vetëm për interesin tënd... (vijon një ose dy fjalë të zëna nga gishti i Berishës) e më pas fjala “grupi”, e shoqëruar nga fjalët bastarde që, sipas shumë gjasash, nuk i adresohet Berishës, por dukurive që mesazh-dërguesi denoncon (numrin e telefonit e kemi fshirë; fotot më të qarta janë të postuara në rubrikën ‘Fotografi nga Lexuesit’).
Re.Pu.
Comments
Ku ndodhet kjo rubrika
<p>Ku ndodhet kjo rubrika fotografi?</p>
Flmnd
<p>Flmnd</p>
VEREJTJE E PERSERITUR
<p><strong>VEREJTJE E PERSERITUR DREJTSHKRIMORE</strong>: Keto vizat ndarese i perdorni me vend e pa vend, kjo faqe interneti dallohet per nje superinflacion vizash. FOTOREPORTER dhe jo foto-reporter, drejtshkrimi percakton se fjalet e perbera shkruhen njesh.</p>
Sipas disa burimeve personale
Sipas disa burimeve personale te doren se pare(tr.taze)off the record,konfidenciale...ky mesazh ka ardhur nga vajza e tezes se doktorit...hajde lajm hajde
Add new comment