Adi Krasta tregon nausea-n e tij prej Lalzit të politizuar

Në rubrikën lunch.com të shqiptares.com, gazetarja Kazhani kish intervistuar Adi Krastën, showman-in e njohur, i cili sapo ka mbyllur sezonin në Vizion Plus me programin. Dhe asaj i është dashur të shkojë deri në Lalëz. Në Lalëz? Në Gjirin e Lalzit? Po, atje, në zonën e njohur rezidenciale, ku ca javë më parë, shumë pak metra larg shtëpisë së Krastës (Krasta ka një shtëpi të vetën aty), u bë takimi kilometrik (mbi gjashtë orë zgjati, thonë) mes Ramës e Metës, në vilën e këtij të fundit. Dhe ku Rama, po të flasim me gjuhën e shkujdesur dhe alegorike të internautëve, “hëngri ngjalën e Metës”.
“Hajvanllëqe”, i quan Krasta këto takime në përgjigje të pyetjes, se “çfarë po ndodh në Lalëz”. Dhe pastaj flitet pak më shtruar për fshatin. Dhe Krasta ‘nuk ka skrupuj’, e rrëfen. E pse do duhej të kishte? Aty s’ka pse të ketë sekrete. “Treçereku i fshatit turistik janë njerëz të administratës së lartë partiake. Është një ishull blu i tëri, dhe vetëm Namik Dokle mbetet një ishull rozë”, vijon Krasta disi i bezdisur prej pushtimit të fshatit nga politika. Dhe ka një mënyrë të vetën për ta përshkruar jetën aty: “Në fshatra të tillë është si të pjerdhësh në një poç. Ja, ky është Lalzi!”
E.G.
Add new comment