Kandidati Nano, moral-politika dhe real-politika

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:48

Pas vetë-largimit të Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale, kandidati i vetë-ofruar Fatos Nano, i cili ka marrë njëfarë përkrahje publike nga ambasadori amerikan në Tiranë, u bëri edhe një herë thirrje kryetarëve të partive parlamentare që ta zgjedhin në postin e Presidentit të Republikës, si një figurë që mund të realizojë unitetin e popullit. PD-ja dhe LSI-ja, pa iu referuar drejtpërdrejt Nanos, bënë të qartë në deklaratat e tyre se do të shkojnë në raundin e 4-të të votimit për president me një kandidat tjetër të mazhorancës, që do të zëvendësojë kandidatin Zaganjori. Pra, lajme jo të mira nga fronti i mazhorancës për Nanon…

Nga ana tjetër, PS-ja i bëri thirrje mazhorancës për gjetjen e një kandidati konsensual në konsultim me opozitën. Kjo thirrje nuk e përjashton domosdoshmërisht Nanon nga skena e një presidenti konsensual, por mazhoranca duket e vendosur që të përdorë të njëjtën skemë të njëanëshme që përdori në përzgjedhjen e Zaganjorit. Dhe duke qenë se në raundin e 4-të presidenti mund të zgjidhet edhe me 71 vota, Nanos do t’i mbetej vetëm shansi i zgjedhjes me votat e opozitës, në qoftë se ajo e paraqet zyrtarisht si një kandidat alternativ në garën për 71 votat.

Politika morale do të kërkonte që Nanos, jo vetëm të mos i përmendej emri në debatin e sotëm publik rreth presidentit, por ndoshta të ishte ende në një vend që i fillon emri me b dhe i mbaron me g. Ndërsa llogaritë e ftohta të politkës reale mund ta nxjerrin atë si kandidatin e opozitës që do të sfidojë kandidatin e njëanshëm të mazhorancës në raundin e 4-t të votimit për president.

Jetojmë në një Shqipëri reale, jo morale…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by nik (not verified) on

eshte me te vertete nje figure e spikatur,nje personalitet i vertete

do te ishte presidenti qe i duhet shqiperise

Submitted by pd-isti (not verified) on

po na e shpjego pak pse eshte i spikatur? Per cfare shquhet? Sepse une deri para dy javesh nuk e kisha degjuar kurre. Dhe jetoj ne Tirane. Dhe lexoj qe qenka i rendesishem sepse na qenka shok me gruan e re te Edit. Kjo mjafton per arsye? Dhe me thuaj te lutem ku ndryshon kjo arsye nga ato te shoqeve te Gites?

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ti z. Zaloshnja, ngaterron realen me maskarallekun, per ty maskaralleku eshte politika reale.

Ne fakt, koncepti i politikes reale, lidhet me pragmatizmin i cili eshte nje forme e praktikes si kundervenie ndaj ideales, jo ndaj morales, se morali nuk eshte idealizem.

Keshtu konflikti kryesor eshte idealizem vs realizem, jo moralizem vs realizem.

Aty ku eshte ulur kembekryq maskaralleku, nuk eshte se eshte ulur kembekryq pragmatizmi e prakticiteti, por krimi.

Pragmatizmi e prakticiteti nuk i kunvevihen aspak natyrshem moralit, nje gjest pragmatik mund te jete fare mire i moralshem, por nuk mund te lidhet asnjehere me idealin.

Ta zeme, Meta mund te prishe marreveshjen me Berishen, sepse Rama i ofron me shume. Ky eshte gjest pragmatik por edhe i moralshem dhe kurrsesi nuk lidhet me idealizmin.

Nderkaq realpolitika si koncept s'ka lidhje fare me politiken e brendshme, por i perket vizionit te politikes se jashtme qe niset nga parimi se Bota eshte xhungel e nuk ekziston asnje moral universal, prandaj secili shtet ndjek interesat kombetare. Pranimi i ekzistences se nje morali universal qe mund te sherbeje si pike referimi dhe pengese, do e bente krejt te pajustikueshem konceptin e reales, sepse ekziston koncepti i maskarallekut, agresionit etj, qe e rrokin me mire esencen e realitetit.

Ne politiken e brendshme ka nje moral, ai kombetar, politika e brendshme nuk eshte xhungel, prandaj te lutem t'i thuash maskarallekut maskarallek e jo realizem, se vetem sa i sherben ideologjikisht maskarallekut dhe nuk rrok te verteten.

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Reciklim politika...nga njera ane kritikojme udheheqesit autoritar qe nuk dine te largohen nga politika nga ana tjeter tentojme ti rikthejme ato politikane qe vete votuesit i kane hequr.Pastaj flasim per programe,per qarkullim elitash,moral politike,etj etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.