Fabrika e çimentos, gazetari Biçaku rrihet nga truprojat

Postuar në 08 Qershor, 2012 08:04

Bodigardët e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë rrahin dhe dhunojnë fizikisht para drejtorisë së policisë së Tiranës gazetarin e njohur të kronikës në gazetën Shekulli, Dashamir Biçakun.
Gazetari u dhunua fizikisht duke u rrahur me grushta nga bodigardët ndërsa ishte duke filmuar para Drejtorisë së Policisë. Drejtues të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë po dëshmonin sot në gjykatë lidhur me vrasjen e punonjësit të tij pakistanez Anuar Rizik gjatë një atentati mafioz me bombë në banesën e tij.
Mësohet se gazetari i është drejtuar policisë për të kryer kallëzimin, ndërsa sulmi është kryer nga shoqëruesi, i cili e ka qëlluar atë me grushte. (ns/shqiptarja.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.