Zaganjori tërhiqet nga gara presidenciale; hapet rruga për negociata të reja

Kandidati presidencial i propozuar nga shumica qeverisëse, Xhezair Zaganjori ka deklaruar sot për Top-channel-in se ka vendosur ta tërheqë kandidaturën e tij. Vendimi i tij është marrë menjëherë pas përfundimit, në fakt dështimit, të raundit të tretë të votimit në parlament. "Nuk jam më kandidat për raundin e katërt”, tha ai, duke e motivuar këtë vendim me refuzimin që i ka bërë opozita: “Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, është reforma zgjedhore, janë zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, cështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat dhe me radhë”.
Me këtë deklaratë, ai po largohet me dinjitet nga kjo garë. Dhe në fund të deklaratës, ka rezervuar një spicë për analistët, të cilët, sipas tij, do ta paragjykojnë këtë vendim të tijin e do të thonë hapur se ka pasur presione, që ai ta merrte këtë vendim”. Në fakt, numërohen me gishta gazetarët dhe analistët që kanë hedhur dyshime në adresë të tij. Të shumtët nuk e kanë patur me kandidatin presidencial Zaganjori, por e kanë pasur me faktin që Zaganjori nuk doli si kandidat konsensual.
Sidoqoftë, ai ua ka lehtësuar punën palëve politike; këto të fundit e kanë tanimë rrugën të hapur për të rënë në ujdi e për të zgjedhur së bashku një president të Republikës.
M.N.
Comments
bravo profesori!

bravo profesori!

Kam shume frike se do te na

Kam shume frike se do te na mbij perpara votimit kandidatura e XHOZEFINES per president!! E ne kete moment do te jete fundi i demokracise....!!!!

Do zoti gjejne nje zoteri te nderuar per president por,,,,,,,,,,,veshtire!!!!

Muchi beji te fala Edit. Ta

Muchi beji te fala Edit. Ta gezoje Jozefinen per presidente, thuaji.

A nuk do te ishte me me teper

A nuk do te ishte me me teper dinjitet nese terheqja do te kishte ndodhur para raundit te 3-te apo te deklaronte qe ne fillim qartazi se :- nuk do te pranonte postin e larte pa konsesusin e opozites.

Sidoqofte do te ngelet ne kujtese si nje "lakror" me shije te keqe apo te mire ne baze te emrit qe do t'a pasoje.

I kane bere presion Njerezit

I kane bere presion Njerezit e Nanos si duket..............

Presion apo jo, Nano nuk ka

Presion apo jo, Nano nuk ka shanc te zgjidhet president.

Nazarko sot kishte bere nje

Nazarko sot kishte bere nje shkrim te papare. Besoj se me qendrime te tipit "ekstremi i qendres", ku opozita nuk vepron dot se kane frike se mos duken keq ne syte e nderkombetareve, ne perpjekjen e deshperuar per tu dukur me evropiane se Berisha, presidentin e ben Sala perseri. Duhet te lozin fort ata te PS, ç'do perplasje me mazhorancen duhet luftuar si te ishte beteja e fundit, dhe jo te rrine duke vajtuar ne Twitter.Ndryshe nuk kane gje ne terezi.

Shih kur te filloje te beje

Shih kur te filloje te beje prepotentin Rama tani, dhe te kerkoje votebesimin e qeverise. Une them se president do behet Nehat Kulla , edhe ai ka bere burg per ndershmeri si Nano, pertej paleve eshte, madje edhe kriterin e nje presidenti jashte politikes siç e kerkojne nderkombetaret e permbush ne menyre te katercipte.

GEZUAR ZGJEDHJET E REJA TE

GEZUAR ZGJEDHJET E REJA TE PARAKOHSHME !

I hapi rrugen

I hapi rrugen Konsensusit?!?!?! I hapi rrugen Jozefines oreeeeeeeeee

Zgjidhet Kukumjacka nese

Zgjidhet Kukumjacka nese Berisha i ben presion direkt Metes dhe deputeteve te tjere te LSI....cka nuk eshte habi, nje presion personal e ka zgjidh kete pune.

harrojeni ! Jozefines, Meta

harrojeni ! Jozefines, Meta edhe i varur nuk ja jep 4 votat !!!!

Po mor koqe po eshte parimor

Po mor koqe po eshte parimor shume Meta. E tregoi qe kur u fut ne qeveri me Salen. Problemi shtrohet a do te marre Jozefina 84 vota apo jo, per te fituar dhe moralisht.

Epo qe kur ju ndezen shpresat

Epo qe kur ju ndezen shpresat socialisteve per zgjedhje te parakoheshme eshte bere parimor :)

berisha i beri presion

berisha i beri presion Zaganjorit,meta del nga qeveria,berisha ibjen me dore,luli lufte me jozefinen per partine ta gezoni PD.

Nje deshtim i radhes per
Nje deshtim i radhes per Ramen.Berisha tani ben cti doje k... 71 vota i ka dhe mund te zgjedhe ke te doje.Ndoshta si ujk i vjeter qe eshte do propozoje perseri ndonje figure jasht politikes dhe keshtu i ben gol Rames me karton te kuq duke u paraqitur para nderkombetareve si njeriu i cili vertet i ndegjoje keshillat e tyre ndersa Ramen si njeriu qe deshiron kriZa dhe te stopoj avancimin e vendit drejt integrimeve europiane.Me nje fjale Rama del me humbur tani si do qe te zgjidhet puna
or Abdyl Hamiti...kur ju

or Abdyl Hamiti...kur ju thoni per Sali Berishen qe eshte ujk i vjeter dhe tani me 71-votat qe ka mund te zgjedhe president cfare ti doje k.ari Berishes dhe njekohesisht duke i bere gol Edi Rames, ai Sali Berisha pra ujku i vjeter, paraqitet para nderkombetareve " si njeriu i cili vertet i ndegjoje keshillat e tyre".

Keto jane fjale per fjale mendimet e juaja zotni " Abdyl Hamiti " .

Asgje personale nuk kam me Abdylet dhe me Hamitet,

por emri yt "Abdyl Hamiti " sikur mban era "myk i vjeter " dhe shpellari Sali Ram Berisha nuk eshte "ujk i vjeter "

por eshte "qelbi i qelbit shqiptar" qe nuk njeh din dhe imam.

Edhe femijet ne bark te nenave kosovare e dijne se kush ishte AI i vetmi qe i dha nafte Sllobodan Milloshevicit dhe jo me "nderkombetaret " or ..ti myk i vjeter.

Add new comment