Është klimë për garë, apo për konsensus?

Do gazeta të sotme, mes të cilave binte në sy Shekulli, jepnin lajmin se pas tërheqjes së Zaganjorit PS-ja është gati të japë emra. Sipas këtyre të përditshmeve është situata e re ‘post Zaganjori’ që lyp një taktikë të re, e prandaj, sipas këtij versioni, nuk do kish kuptim që opozita të mos kish kandidaturat e saj.
Mirëpo, lajmi ka qenë krejt i pathemeltë. Socialistët janë mbledhur sot paradite, dhe nuk kanë rënë dakord të dalin me emra kandidatësh. Kryesia e PS-së është mbledhur për dy orë rresht, dhe ka arritur në përfundimin, se duhet kërkuar konsensus. Me sa duket, ikja e Zaganjorit nga gara i ka bërë socialistët të mendojnë se është situata më e mirë për ta tentuar një marrëveshje presidenciale. Po demokratët çfarë mendojnë?
Re.Pu.
Comments
Si na iku Zaganjori pa shkuar
<p>Si na iku Zaganjori pa shkuar fare ne komisionin e ligjeve ?! Sikur kish jo vetem konsensus te mazhorances po dhe konsensus publik ?!(Meta e Berisha e kane thene) Donin ta benin president mbi palet dhe palet luajten me te si top prej lecke korridoreve e ekraneve. C'te bejne politikanet shqiptare ! E bertasin konsensusin si 'messi-n' dhe ne fund i hyjne aritmetikes se sotme e te motme...Gjene mire dhe kjo qe ndodhi, se po tregon qe ka nje perpelitje per te hyre ne vijen e ujit demokratik, vecse avullon pa mbritur aty. S'ka gje heren tjeter me 'djale' !</p>
Add new comment