Sot ngrihet sipari i Europianit; në Varshavë

Postuar në 08 Qershor, 2012 07:56

Jeni lodhur nga show presidencial, me të cilin ne njerëzit e mass-media-s ju kemi ushqyer mëngjes, drekë, darkë? Ju kanë ardhur në majë të hundës “ngjarjet e ndeshtrashat në fshatin tonë”? Epo mirë, qysh nga ky moment keni me se të merreni. Sot në Varshavë ngrihet sipari i Kampionatit Europian të Futbollit, i cili do të luhet – kështu është vendosur për t’i dhënë pak gjallëri lindjes së kontinentit të vjetër – në Poloni e Ukrainë. Show është i garantuar për ata që janë të apasionuar pas futbollit. Sigurisht, nuk është kampionat botëror, por skuadrat e Spanjës, Gjermanisë, Italisë, Francës, Portugalisë, Hollandës, Anglisë janë sot për sot ndër më të fortat në botë. Nuk do luajnë Messi e Neimar (ata luajnë gjithashtu sonte mes tyre, meqë ra fjala; në kompeticionin tjetër), por do të luajnë Ronaldo, Iniesta, Ozil, Balotelli, Ribbery, etj, etj.

Shikim të mbarë!

Re.Pu.

Comments

Submitted by B (not verified) on

Si mund te shihet online ceremonia e hapjes? Po ndeshjet ne vijim?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.