Meta i ikën fjalës; por Rama nuk e dramatizon këtë fakt

Postuar në 06 Qershor, 2012 03:28

Meta i ka ikur zotimit publik për t’mos votuar thjesht një kandidat të maxhorancës; ai tani është duke këmbëngulur më tepër se sa Berisha që “opozita të japë konsensusin për Zaganjorin”, dhe ky U Turn po perceptohet si – po i mbetem interpretimit folklorik e vulgar më popullor në ëeb – “ngjala që ka ngrënë Edi Rama në Lalëz”. Por Rama ka shtrënguar dhëmbët këto ditë, dhe nuk e ka lënë veten t’i shpëtojë ndonjë deklaratë e pakujdesshme. Mbrëmë ai ishte i ftuar në studion e Ilva Tares, dhe e shumta që tha në adresë të Metës ishte fraza “nëse voton një president me 71 vota, Meta bën një hap prapa”.  Madje, para kësaj fraze ai nënvizon fort kontributin që Meta ka dhënë për ta nxjerrë trenin ‘Jozefina Topalli” nga binarët presidencialë e për të bërë të mundur një takim mes maxhorancës e opozitës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Kjo qe kerkon Rama eshte vetevrasje politike e mirefillte: Na jepni nje emer qe nuk eshte Zaganjori qe ne te japim konsensusin, se ne nuk do ofrojme kandidat. Domethene, presidenti do te jete ne te dy rastet i mazhorances, rendesi ka te duket sikur Rama po pyetet ne kete proces. Pra, Rama do te negocioje kushtet e humbjes, se per te humbur e pranon qe ka humbur. Hajde kryetarllek hajde. Me siguri Erion Veliaj do jete keshilltari i tij ne kete proces, se ka frike se mos Nano behet president. Me mire te dorezohesh pa luftuar sesa te mundesh ne dyluftim, kjo eshte filozofia e dezertoreve qe kane pushtuar PS.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ne fakt Meta ka kohe qe kete po thote. Por jane gazetaret e zellshem si Muchi me Zaloshnjen qe nga pasioni i madh per rrezimin e Sales, kishin 2 jave duke sajuar grindje dhe carje mes mazhorances. Dhe me vjen per te qeshur kur kujtoj Zaloshnjen qe deri para 2-3 ditesh po parashikonte daten e zgjedhjeve te parakohshme dhe faktin nese duhet te hynim ne keto zgjedhje me apo pa Ristanin. Militantizem gazetaresk.

Submitted by arvanites (not verified) on

Rama e di shume mire qe Sali Berisha do i vjedhi dhe zgjedhjet e 2013, prandaj sheh si te vetme rruge rrezimin e tij para zgjedhjeve. Meta nga ana tjeter po luan si amator.

Berisha do e asgjesoje politikisht LSI ne zgjedhjet e 2013 dhe do faktorizoje ndonje parti tjeter me te cilen do beje aleance per te justifikuar fitoren e tij te re para nderkombetareve.

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk  ekuptoj ku eshte gabimi i Rames?! Deri me tani me duket se ai ka arritur 2 fitore te vogla: eleminimin e Jozefines dhe Nanos nga pretendimi per postin e presidentit. Dhe kjo nuk eshte pak. Duhet ditur se Berisha me Meten mund te zgjedhin president ke te duan me 71 votat qe kane, Rama nuk ka shume fushe per te luajtur. Gabimi i Rames ishte ne 2008, me ndryshimin e kushtetutes dhe jo sot.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po car prisnit ju? Te ikte Meta nga qeveria???

Meta dhe partia e tij e hajduteve dhe plackistve, i ka dosejet te mbushura me vjedhje dhe qelbsinlliqe. Sala i ka dosjet e LSI si kercenim. Se perndryshe LSI dhe hajdtutet e Porshicanit, do te mbushnin burgjet. LSI eshte parti(bande) kufome dhe nuk i hyn ne pune askujt

Submitted by Albani (not verified) on

Te shpresoshe te Meta , qe ti dal kundra Saliut, esht budallallek, se ne fund te fundit, ishte Saliu ai qe ja shpetoj lekuren Metes, dhe nuk ishte Edi Rama.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.