Dunja Mijatoviç, ndryshe nga zyra e OSBE-së në Tiranë, ngre zërin lidhur me lirinë e media-s

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, është në Tiranë. Ajo duket se është e mirinformuar mbi problemet e mass-media-s. Në komisionin parlamentar të medias ajo parashtroi – sipas televizionit Vizion Plus – një listë të gjatë me probleme, si televizioni publik i pavarur (më saktë, i varur nga qeveria), KKRT-ja që heq vallen e pushtetit, ndikimin e këtij të fundit në media-n e lirë nëpërmjet ndarjes së reklamave shtetërore, etj.
Këto janë shqetësime të ngritura në vijimësi nga aktorë lokalë që operojnë në fushën e mass-media-s, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e mbështetjen e zyrës së OSBE-së në Tiranë. Nuk regjistrohet asnjë rast, që shefi i kësaj zyre, Eugen Wollfarth, aoo vartës të tij, të kenë treguar se kanë ndjeshmërira e përparësi të tilla në axhendën e tyre.
Re.Pu.
Add new comment