Rama: Ndiqmëni në orën 13.00, pasi do jem live në TV!

Postuar në 29 Maj, 2012 03:42

Në account-in e tij në twitter, Edi Rama ka nxjerrë njoftimin se sot në orën 13.00 do të mbajë një fjalim live në TV (Sa të nakatosur janë në Shqipëri politika dhe televizionet! Janë si një e tërë, dhe e pandashme. Ja, Rama do dalë të mbajë një fjalë, dhe e di paraprakisht se fjala e tij do të transmetohet live). Saktësisht, mesazhi i tij twitter thotë: “Në orën 13.00 do të transmetohet live në TV fjala ime përpara grupit parlamentar në këtë moment kyç për ecurinë e integrimit e fatin e statusit të vendit kandidat në vjeshtë”.

Në fakt, ka shumë kërshëri gazetareske në këtë klimë të karfosjes mes palëve për shkak të çështjes presidenciale (nesër në Kuvendin e Shqipërisë do duhet të mbahet raundi i parë i votimit për postin e Presidentit). E prandaj, live apo jo live, pritet që fjala e Ramës të përbëjë lajmin e ditës.

E.G.

Comments

Submitted by Ai (not verified) on

<p>Qe fjala e Rames do perbeje lajm, kjo eshte e kuptushme. Po ky artikull s&#39;po e marr vesh ku e ka lajmin a qellimin...</p>

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Gazetare ! Merrni blloqet, stilolapsat dhe o burra para televizorit. Kanalin nuk e di, por e di qe do te brackullise. Opozita me fjale te vret, se veprat i ka shumica. Mos harroni te blini dhe ndonje qese me fara luledielli. Spektakli i opozitovizion fillon...dhe Berisha si &#39;qen bir qeni&#39; fiton.</p>

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

<p>Ne emisioni &quot;Shqip&quot; te Xhunges, m&#39;u duk sikur edhe Muci e kishte honger &quot;i luge corbe te prishur&quot; ... gjynah Muc, gjynah.</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Une perseri sapo filloi M.Nano te flase te R.Xhunga nderrova kanalin... nuk degjohet me !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.