Dilema e Metës: President të tijin apo Kryeministër vetë?

Gazeta Shqip kishte sot në ballinën e saj titullin e madh “Meta mes Presidentit dhe Kryeministrit”. Duke kaluar në brendësi të gazetës, sqarohet se, sipas burimeve të pacituara të saj, Metës i është ofruar nga Berisha që ta propozojë ai kandidatin për president dhe të mundohet që të marrë edhe konsensusin e opozitës për të. Nga ana tjetër, po sipas Shqip-it, Rama i ka propozuar Metës që të jetë ai kandidati për kryeministër në një mocion mosbesimi ndaj Berishës (me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit aktual duhet shoqëruar patjetër me një kandidaturë alternative). Në këtë rastin e dytë, po të bëheshin 71 vota në Kuvend, Meta do të ishte kryeministër i një qeverie të mbështetur nga deputetët socialistë deri në zgjedhjet e qershorit 2013.
Gazeta Shqip nuk jep ndonjë indikacion se nga cili opsion po anon Meta, por kritikat që i bëri mbrëmë PS-së Luan Rama i LSI-së në emisionin Fakt në UTV, të lënë të kuptosh se Meta po anon më tepër nga opsioni i parë. Gjithashtu, theksimi nga ana e Berishës i marrëveshjes së 2009-ës me LSI-në për bashkëpunim në zgjedhjen e një presidenti në bazë të konsensusit PD-LSI (theksimin e bëri para grupit të tij parlamentar) tregojnë se ky konsensus ose është arritur, ose është pranë arritjes. Ndërkohë, një burim i pakonfirmuar nga burime të tjera na bën me dije se Berisha i ka ofruar Metës, përveç propozimit të kandidaturës për president edhe atë për kryeprokurorin e ri. Në qoftë e vërtetë, mbetet të shihet nëse Meta do të propozojë për kryeprokuror Spartak Brahon, të cilin e ka quajtur para disa kohësh “prokuror i përhershëm” dhe "Kryeprokurori në pritje”.
E.Zaloshnja
Comments
Shume i sakte raportimi i

Shume i sakte raportimi i Shqipit, Sala do ti jape Metes edhe presidentin, edhe prokurorin e pergjitshem. Biles sipas nje burimi te brendshem, Berisha i ka ofruar Metes qe te jete ai kryeminister deri ne 2013 dhe Sala zv/kryeminister dhe minister i jashtem. :) :)

Meta eshte bixhozci, luan nga

Meta eshte bixhozci, luan nga i del me mire....Ia fut edhe Rames edhe Sales dhe ne fund fare fuqizohet vete dhe e ben LSI me kompakte..............

ok dhe mund ta pranoj kete

ok dhe mund ta pranoj kete oferte Meta, por duhet te mendoj per te ardhmen e tij politike, Berisha eshte ne buz te gremines, dhe here apo vone do bie, dhe atehere as per Meten nuk do kete te ardhme politike, se nese vazhdon kualicionin me PD, votat e LSI-se nuk do jene aq sa ka marre ne 2 votimet e fundit, ndersa nese kthehet ne origjinen e forces politike te majte mund te rigjeneroj elektoratin e LSI-se, prandaj besoj se Meta do shohi pertej presidentit apo prokurorit te pergjithshem, do shohi tek e ardhmja e tij politike, ne te kundert do jen nje vasial i Berishes.

Historia deri tani ka treguar

Historia deri tani ka treguar qe Metes vetem ja kane futur. Muci dhe Zaloshnja shikojne endrra me me zgjedhje te parakohshme.

Po ngaterron Meten me Ramen
Po ngaterron Meten me Ramen or taj...
Po duke patur parasysh qe
Po duke patur parasysh qe Sala shet edhe bythen per pak pushtet, nuk ka pse duken kaq utopi keto skenare.
Mire do beje Dobici shtangist

Mire do beje Dobici shtangist te bjere dakord me kufomen politike saliqen. Me ikjen e kesaj kerme politike merr fund edhe LSI si partia me e korruptuar se bashku me PD. Felliqsira e bllokut vendoset me mire prapa hekurave.

Pas renies se pushtetit per

Pas renies se pushtetit per moszgjedhjen e presiedentit, Meta do te behet kryeminister deri mot kur jane zgjedhjet. Me kete rast i forcohet caze dhe LSI. Koalicion me Ramen e te tjere 'kalamaj' ne parlament, ndersa Berisha ne opozite. Ta shohim mbase eshte 'pjekur' per opozite...

Po sikur oferta e Rames te

Po sikur oferta e Rames te avancoje edhe me tej. Te rrezojne qeverine duke i ofruar Metes te zgjedhe Presidentin, Kryeprokurorin, te jete Kryeminister deri ne zgjedhjet e tjera. Kjo i jep mundesi opozites qe zgjedhjet e tjera te mos vidhen, pasi vjedhja eshte arma e vetme e Sali R Berishes per te mos u kthyer ne kufome politike.

Pra mendoj qe Rama duhet ti ofroje Metes gjithcka qe te jete e mundur qe zgjedhjet e ardhshme te behen me nje qeveri jo te Berishes por te nje koalicioni opozitar. Kjo eshte pika kur kthehet historia, kur patjeter duhet te fillojne edhe gjyqet ndaj shitjes se Atdheut, ndaj 21 Janarit, ndaj Gerdecit, Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes, interkonjeksionit, rruges se leshit, shkaterrimit te pyjeve, mjedisit, turizmit, Fasllicit, shitjes se Naftes Serbise... etj... pa fund

Edhe Spartak Braho te jete Kryeprokuror, nese opozita eshte ne pushtet, Sali Berisha do te pergjigjet. Mbi te gjitha Braho eshte profesionist i mire. Nese Sali Berisha nuk pergjigjet atehere enderrat tona per te qene si gjithe te tjeret qe jetojne rreth nesh do te hhuhen perfundimisht.

Eshte koha qe per hir te mosshkaterrimit te atdheut dhe te ardhmes me te mire te shqiptareve Meta dhe Rama duhet te bashkepunojne per te larguar nje te ciban te keq qe eshte ngulur ne trupin e Shqiperise. Problemet e tjera te tyre le ti zgjidhe drejtesia. Nderekohe duhet qe OKETA te kape momentin historik dhe ti bashkohet opozites jo vetem per te mire te Kombit, por edhe te partise se tij. Shperberja e PD qe vjen me pastaj do te beje qe jo vetem votuesit por edhe deputete te mire ne PD te bashkohen me FRD-ne e Oketes dhe Topit. Atehere do te kemi politike normale, pasi ne krye te partive do te kemi drejtues te qete dhe jo skizofrene. Ata duhet te mbyllen ne psikiatri ose sic ka thene dikur SPARTAK BRAHO per z. SALI BERISHA qe ".... Sali Berisha duhet te mbyllet ne nje kafaz ne sheshin Skenderbej dhe aty te vijne gjithe njerezit ta shikojne dhe ta peshtyjne.."

Z. Braho uroj qe sic thote populli ...... FJALA JOTE NE VESH TE PERENDISE

Edhe une jam i mendimit qe

Edhe une jam i mendimit qe gjithe ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te pavarura te jene skraparllinj. Me mediat dhe pothuajse ja kemi arritur.

Add new comment