Në Ukrainë luhet ndeshja Lindje-Perëndim; luhet edhe në parlament

Nuk ka vetëm në Shqipëri një kontrast të fortë mes ‘Lindjes’ e ‘Perëndimit’. Madje gjetkë, ky kontrast është dramatik. Fjala vjen, në Ukrainë, ku ka një kamp filorus nga njëra anë e një kamp filo-perëndimor nga ana tjetër. Dhe kontrasti i shtrirë në gjithë shoqërinë ukrainase merr herë pas here forma të konfliktit në Parlament, ja, si dje, ku u verifikua një përplasje e dhunshme mes deputetëve. Arsyeja? Ka të bëjë pikërisht me këtë diskutim. Krahu filorus në parlament (është krahu i Presidentit Viktor Janukoviç) futi në parlament një projektligj, që synon të njohë gjuhën ruse si gjuhë zyrtare, por krahu tjetër e ka marrë këtë gjë si një provokacion që komprometon identitetin e pavarësinë kulturale të Ukrainës. Dhe plasi dhuna si rrallë në ndonjë parlament tjetër.
Ka një shqetësim të kahershëm në pjesë të tjera të kontinentit, që lidhet me kampionatin europian të futbollit që do luhet në Ukrainë. Kjo ngjarje në parlament e legjitimoi ca më shumë këtë shqetësim.
Re.Pu.
Add new comment