Vetë Berisha është krejt i paqartë lidhur me Presidentin

Berisha po e shndërron në një qyfyre kolosale çështjen presidenciale. Prononcimet e tij lidhur me këtë çështje, po të mblidhen, janë plot kundërthënie e paradokse. Për muaj e muaj të tërë iu mbajt idesë që “’kandidati do jetë i PD-së, dhe socialistët po të duan le të na japin konsensusin”, ndërsa ka ca javë që po flet për negociata, por duke ftuar dhe opozitën që të nxjerrë kandidatin e saj. Ndërkohë dje, ka zgjedhur një ekip negociatorësh, në krye të të cilëve është ai vetë. Po dje, është shprehur se “do bëhen negociata të ndershme, duke e përfshirë edhe opozitën; këto negociata, janë dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët; kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President; zgjedhja e Presidentit është proces i negociueshëm me të gjitha palët politike”.
Kush e di se çfarë mendon Berisha në të vërtetë?
E.G.
Comments
E di une dhe jua kam thene
<p> E di une dhe jua kam thene disa here.Hillary Klinton ja vuri te dy kembet ne nje kepuce Berishes. Tani ai flet duke thene; c'me duhet mua se c'kam thene une,- vetem qe te mbaj larte moralin e stanit te tij. Por jo stanit me dele. Me langonj. Tani keta jane bere te gjithe si qenë te rrahur dhe rrine te tulatur e me bisht nder shale. Presin kockat qe ju hedh i zoti.Kur ky hu hedh ushqimin e radhes, ata e tundin bishtin per pak kohe, si PATOZI dhe ALIBEAJ , mbreme. Ato emisione ne dy kanalet kryesore televizive, zere se nuk u bene. Te dy flisnin kot me kot. Berisha eshte i detyruar, te fut rrotat ne shinat e trasese, qe kane hapur nderkombetaret. Ja tha Klinton , ja tha dhe Arvizu.</p><p>Futja ne seancen e zgjedhjes te presidentit me nje kandidat dhe cdo gje mbyllet ne seancen e pare me 123 vota pro. PIKE !</p>
Add new comment