PD-PS takohen në mes-rrugë për metodën e verifikimit të identitetit të votuesve

Postuar në 22 Maj, 2012 08:52

Gazeta Shqip raporton se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ka arritur konsensusin për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Eksperti i PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar (nuk bëhet e qartë nëse ekskluzivisht për Shqip-in) se palët kanë gjetur një variant që i kënaq ata dhe ODHIR. “Për sa i përket pajisjes në ditën e votimit për verifikimin e kartave të identitetit, vendosëm që të heqim dorë nga transmetimi ‘online’ i të dhënave në KQZ në ditën e votimit, pasi këtu ishte e fokusuar kritika e ekspertit të ODHIR në këtë çështje. Për sa i përket përdorimit të skanerëve optikë [për numërimin e votave], ramë dakord që ta fillojmë fillimisht me një pilotim, për të parë se si do të funksionojë sistemi dhe më pas ta shtrijmë”, ka thënë Çuçi.

E përkthyer në një shqipe më të thjeshtë, kjo deklaratë na tregon se është rënë dakord që, në çdo qendër votimi të ketë një paisje, ku çdo votues të fusë kartën e identitetit, dhe të dhënat e kartës nuk do të transmetohen në kohë reale në serverin qëndror të gjendjes civile për verifikim, por do të ruhen në paisje.  Në këto kushte, verifikimi nëse votuesit kanë përdorur karta identiteti false mund të bëhet vetëm pasi të përfundojnë zgjedhjet. Gjë që na çon tek dy pikat ku palët nuk kanë gjetur konsensus : Rikompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ankimimi. Sipas ekspertit socialist Çuçi, 24 maji mund të sjellë konsensus, por le të presim ç’do të thotë eksperti demokrat Bylykbashi, tani që është kthyer nga SHBA.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by erind (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p style="font-size: 1.1em; line-height: 1.7em; margin-top: 0.5em; margin-right: 0px; margin-bottom: 0.5em; margin-left: 0px; ">Si mer nuk flet njeri as nji gjysem llafi ktu tek Bllogu i Muç Nanos per burring a ish-grus se Edi Rames (Delina Ficos) - Ngjitja dhe ndriçimi i Shokut Bledar Çuçi &nbsp;ne hierarkine Socialiste.</p><p style="font-size: 1.1em; line-height: 1.7em; margin-top: 0.5em; margin-right: 0px; margin-bottom: 0.5em; margin-left: 0px; ">Nga nje hiç, sot burri i disate i gruas se dyte te ndare te Edi Rames, dhe nje nga promotoret e levizjes se Shoqerise Civile (apo thene ndryshe parave te Donatoreve per Zhvillim) Znj. Delina Fico = sot shoku Bledar Çuçi eshte njeriu qe negocion ne emer te PS-se mbi zgjdhjet e ardhshme dhe formatin se si do te mbahen ato.</p><p style="font-size: 1.1em; line-height: 1.7em; margin-top: 0.5em; margin-right: 0px; margin-bottom: 0.5em; margin-left: 0px; ">Pra pas futjes se G99/MJAFT, Sorros, sot njerezit e aferm te Edi Rames, ose te pakten ata qe kane pasur mundesine ta ngjyejne penen ne te njejten vrime me Edi Ramen, po bejne kerdine ne PS. Epo ne fund te fundit jane te sprovuar.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.