A po tërhiqet Berisha nga pozicioni fillestar për kandidatin presidencial nga PD-ja?

Postuar në 25 Maj, 2012 02:05

Lajmin për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD TV Klani e kishte shoqëruar me këto titra: “Kryesia e PD-së mandaton ekipin negociator për Presidentin. Berisha: Do të propozojmë kandidaturë të PD-së, pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”. Në fakt, po ta dëgjoje me vëmendje lajmin, dallohej qartë se Berisha nuk e kishte thënë literalisht pjesën e fundit të citimit në ligjëratë të drejtë që i kishte bërë TV Klani. Ai tha: “Kjo mazhorancë ka detyrën kushtetuese të bëjë vendin me president. Por mazhoranca do të gabonte nëse nuk do të përfshinte në këtë proces edhe opozitën, me negociata të ndershme”.

Duke njohur marrëdhëniet e ngushta të Berishës me pronarin e TV Klanit dhe përfshirjen e këtij të fundit në drejtimin editorial të lajmeve të televizionin të tij, mendja ta do se vënia në gojën e Berishës të fjalëve “pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”, ndërkohë që ai nuk i ka thënë ato literalisht, është një mesazh që i dërgohet opozitës se pjesmarrja e saj në negociata nuk do të jetë thjesht një shfaqje teatrale.

Mbetet të shihet nëse realiteti i numrave në Kuvend dhe/ose trysnia ndërkombëtare e ka bërë Berishën të ndërrojë qëndrimin e tij disamujor për zgjedhjen e një figure të lartë të PD-së në postin e Presidentit të Republikës, apo ai thjesht po bën një lëvizje taktike për të krijuar alibinë e përpjekjes së ndershme për president konsensual.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

Sala do terhiqet deri aty ku ka pas planin qe me perpara. Nuk eshte si Edi qe futet me bo dicka e sja ka idene se cfare do te beje.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Edi, nje personi qe punon me perkushtim per te informuar dhe orientuar perceptimet e opinionit publik, i duhet me shume se supozimet qe ju ngrini po mbi supozime. Nuk kemi asnje prove se TV Klan e ka marre nga SB orientimin qe promovon. Kjo ben pak te besuseshme analizen tuaj. Shtypi vertet ka te drejten e zotit te hetoje dhe hamendesoje, por ashtu sikunder imagjinata bazohet mbi gjurme te realiteteve te ndryshme, edhe spekulimet gazetareskte duhen ngjizur nga realitete te caktuara per t'iu afruar te vertetes. Me lejoni, gjithashtu, t'u kujtoj se SB, ne kushtet aktuale, nuk ka rruge tjeter qe "ia shpie ujin ne mullirin etij", vecse te zgjedhe nje president me konsensus. Ndryshe "e merr dreqi me gjithesej", pasi e vetmja gje qe i ka mbetur eshte dhurimi i presidentit per te manjanuar zgjedhjet e parakohshme qe e kthejne ne "kufome politike". Ajo qe do duhet t'i meshoni fort eshte nevoja per keto zgjedhje, ndryshe SB dhe klani i tij e kane hedhur lumin dhe kete here. Thojani kete Topit dhe Oketes qw po martirizohen per pak demokraci. Por dhe Metes, i cili po nuk arriti ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme, do te provoje mbi kurriz "kerbaçin" e SB dhe ngerdheshjen e Edi Rames. Ketu te shpie analiza faktoriale e situates se sotme. Cdo qasje tjeter eshte infantile ose dashakeqe. Te pershendes!

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Zaloshnja, ky besim i tepruar tek një i sëmurë psiqik me skizofrteni të theksuar, tek një i shitur tek mafia rajonale dhe më gjerë, ju ka bërë ju të gaboheni gjithmonë në gjykimet tuaja... dhe mban Berishën në pushtet.

Unë i jap të drejtë Mero Bazes në artikullin e tij të fundit, ku thotë se Berisha duhet rrëzuar, si rruga e vetme për të shpëtuar këtë vend - një orë e më parë. Kush e mban Berishën në pushtet dhe kush gënjehet prej tij, po bëjnë një krim të pafalshëm kundrejt vendit dhe kombit tonë. Koha ka për ta treguar...

Submitted by f.d. (not verified) on

Terhiqet, nuk terhiqet, vazhdon ne sulm a ne mbrojtje, ai ne loje politike eshte. Opozita cfare levizjesh bene ne kete loje ?! Terhiqet a sulmon ?! 'Biletat' e tribunave ne i blejme !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.