‘Kullerat’ e F. Limajt dhe korrupsioni që mbretëron në Prishtinë

Postuar në 24 Maj, 2012 09:59

Të gjithë mundën ta vinin re, se në intervistën  e parë që dha, i zhveshur më në fund nga akuzat, Fatmir Limaj e mbajti gjuhën kur ra fjala për Hashim Thaçin, ndonëse marrëdhëniet me këtë të fundit nuk janë më ato të parat. Përgjithësisht, ai ‘eci me këmbët tek frenat’ gjatë gjithë kohës në këtë intervistë. Në të vetmin sulm që bëri e kish me ca ‘kullera’ në qeveri (në zhargonin urban të Prishtinës, ‘kuller’ përdoret në kuptimin ‘çunak që i ka  hipur mendja mbi flokë’). Po cilët janë këta kullera?

Sipas opinionistit Avni Zogiani, ai flet për kullera dhe e ka me “ata raportues të shërbimeve të huaja që dikur villnin vrer për TMK-në në raportet e tyre, e sot janë zëvendësministra të partisë që doli nga lufta, [e ka edhe me ata] zyrtarë të lartë institucionalë që vijnë me histori familjare të lidhura me shërbimet serbe të sigurisë, [e ka edhe me ata] zyrtarë të lartë që mbajnë kompani me serbë që në Prishtinë shihen edhe sot e kësaj dite si pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë, [e ka] po ashtu [edhe me ata] zyrtarë që me gjithë këtë gjurulldi në Veriun e Kosovës, kanë kompani në bashkëpronësi me serbë në këtë pjesë”.

Këto i thosh në një shkrim të vetin të publikuar në Zëri, në të cilin ai denoncon ministrat e zyrtarët, që janë bërë milionerë në harkun e pak viteve (është i njëjti problem që kemi dhe në Tiranë). Për më shumë shih linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/49929/cfare-zori-ka-berati/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.