Cili është Mugabe, sipas Metës?

Postuar në 27 Maj, 2012 04:14

Disa gazeta e kishin cituar Ilir Metën që foli dje në një takim grash lsi-ste, duke ia interpretuar një mesazh anektodik në mënyrë disi të shpenguar. Është fjala për anektodën lidhur me Mugaben e regjimin e tij. Meta saktësisht tha: ”Në Vjenë, në një aktivitet ndërkombëtar, takova Morgan Tsvangirai-n, i cili është sot kryeministri i  Zimbabvesë dhe që ka qenë për vite të tëra udhëheqës i Lëvizjes për Ndryshim në një nga regjimet më çnjerëzore të Afrikës dhe gjithë botës. [Ndihmësi im] më tha: ‘Po ky si ulet me Mugaben çdo javë dhe diskutojnë për të ardhmen e  Zimbabvesë, duke pasur parasysh se sa shumë njerëz janë vrarë, sesa shumë njerëz ka humbur Tsvangirai gjatë viteve të rënda të opozitës, kur humbi edhe bashkëshorten, nënën e gjashtë fëmijëve?’.

[Dhe unë iu përgjigja]: ‘Natyrisht që Tsvangirai ulet me Mugaben, i cili ende vazhdon të jetë presidenti i  Zimbabvesë, jo sepse ka harruar të kaluarën, jo sepse ka harruar të vrarët, jo sepse ka harruar manipulimin e zgjedhjeve, por sepse ai e di shumë se në rast se nuk do të ulen, nuk do të bisedojnë e nuk do të bashkëpunojnë, akoma më shumë njerëz do të vriten në Zimbabve’”.

Kush është Mugabe e kush Tsvangirai në këtë mes? Sipas shumë gazetave, me Mugaben Meta ka parasysh Berishën. Është kështu? Këtë vetëm Meta mund ta dijë.

E.G.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Të më falni si mund të mereni me një politikan të tillë përse na ohendoni të vetmen gjë që mund të na mësojë është se si mundë të bëjmë tregti me pushtetin që të jepë politika dhe si mund ti shpëtoshë drejtësisë dhe në qoftëse je politikan i koruptuar sa i nderuar je dhe po qe se je politikan i ndershëm duhet të jeshë i pa vlerë sepse nuk delë në TV dhe në medja dhe vërtet në qoftëse doni të ndryshoni mendimin e shoqërisë këta prototipa mos i nxirni më se na vjenë për të vjllë</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Sali Krimi,agjenti i shumfushte i UDB-se bashke me gruan e tij qe ka nenen Serbe,kush tjeter?? Shto ketu dhe dajat e Zenit Fazllic etj.Shto ketu ketu qe Fazllivi eshte nipi i kreut te UDB-se.Po Shqiptaret jane akoma te verbuar.

Submitted by Albani (not verified) on

<p>Pse nuk thot Meta si i ka mare ato gra ne salle me detyrim apo me deshire? keta jan me te flliqur se komunizmi, se ato gra kan vajtur me kercenim se ndryshe i heqin nga puna. nketa e kan kapur pushteti dhe nuk e leshojn me asgje ne bote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.