Ruçi: Zaganjori? Qëndrim i njëanshëm i mazhorancës

Pas shpalljes së Xhezair Zaganjorit si kandidatin e mazhorancës për president, pritej reagimi i opozitës në lidhje me një emër të tillë (edhe pse qendrimi mund të merrej me mend) dhe ai nuk ka vonuar. Përgjigja erdhi pak minuta më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, menjëherë pas një takimi me Astrit Patozin në ambientet e Kuvendit. “Propozimi i një kandidati në mënyrë të njëanshme nuk është një zgjidhje. Ky është qëndrim i njëanshëm i mazhorancës, në vend të kërkonin dialog e konsensus, ata zhvilluan monolog. Të presim çdo ndodh, në Kuvend. Ne shpresojmë se mazhoranca do t’i bëjë thirrje koshiencës për të gjetur një kandidat konsensual”, - i është përgjigjur ai interesit të medieve në hyrjen e Kuvendit.
Re.Pu
Comments
Cfare u be me zgjedhjet e
<p>Cfare u be me zgjedhjet e parakohshme? Pse ju ra entuziasmi keshtu qe nga dje pasdite. Deri nga ora 11 paradite dje ishin te sigurta e thjesht kishte ngel me caktu kryeministrin e qeverise teknike.</p>
Add new comment