Pritet përgjigja e PS-së për Zaganjorin; por dhe merret me mend

Reagimi i Partisë Socialiste dhe qëndrimi që ajo do të mbajë rreth emrit të propozuar të martën në mbrëmje vonë nga mazhoranca si kandidat potencial për president, Xhezair Zaganjorit, do të mësohet sot paradite, kur edhe pritet takimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi me homologun e tij socialist, Gramoz Ruci.
Por kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama edhe një ditë më parë deklaroi se për të është i rëndësishëm procesi, pasi nga zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit varet statusi i vendit Kandidat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Opozita ka nënvizuar se Shqipëria nuk duhet ta humbë për herë të tretë statusin.
Por a do te jetë Xhezair Zaganjori kandidati që do të marrë mbështetjen e opozitës? Një ditë më parë për liderin e opozitës, seanca e sotme ishte e dështuar nga mospasja ende e një kandidati. Sipas kryesocialistit kjo situatë krijon premisat e një krize aspak të dëshiruar për Shqipërinë, ndaj ai u ndal tek domosdoshmëria e një tryeze të kryetarëve të partive parlamentare, për përmbushjen e reformave integruese dhe zgjedhjen konsensuale të presidentit.
Top-channel
Add new comment