Rama: Kundërshtari Meta po luan rol pozitiv

Kreu i PS-së ka shpjeguar edhe një herë marrëdhënien e tij me Ilir Metën duke e vlerësuar si një kundërshtar që po luan një rol pozitiv në këto momente. I pyetur për Metën gjatë intervistës në emisionin “AShoë”, Rama në fillim kujdeset të tregojë se vërtetë ka një lloj afrimi këto javë midis tyre, por ka një “por” dhe vijon: Unë besoj se është shumë e rëndësishme që publiku ta ketë të qartë një gjë; Ilir Meta është pjesë e qeverisë, është një nga palët e një koalicioni me të cilin ne jemi ballë për ballë. Asnjë iluzion për këtë.
Më pas fillon lëvdata, kur Rama e konsideron Metën të rëndësishëm për rolin që po luan;..e dyta, në kushtet e sotme, kur ne prej kohësh kërkojmë që të hapet një proces, e vërteta është që Kryetari i LSI-së po luan një rol. Dhe më lejoni t’iu them që unë e çmoj rolin që ai po luan në këto momente. Është një nga kundërshtarët tanë, por nuk kemi pse të mos çmojmë kundërshtarin kur ai luan një rol pozitiv.
Re.Pu.
Add new comment