Takimi Rama-Berisha pa rezultat

Postuar në 03 Qershor, 2012 15:34

Ka përfunduar takimi mes Berishës e Ramës, i cili filloi me një 2 minutësh, në harkun e të cilit interlokutorët pozuan në heshtje me vështrimin nga grupi i fotoreporterëve. Nuk patën siklet nga ai interval disi i çuditshëm, ku u duhej të bënin si vajzat e grupit të modës Victoria Secret, dmth të hidhnin vështrimin nga fotografët që nuk lodheshin me shkrap-shkrup-et e tyre.

Si përfundoi ky takim? Nuk fryjnë erëra të mira. Ka folur vetëm Rama pas takimit, por dhe ai ka folur me një gjuhë të koduar. Është marrë vesh kryesorja, sidoqoftë: Nuk është arritur në asnjë rezultat. Rama tha se “është shtruar rruga për vazhdimin e dialogut”, por kjo frazë dukej sikur synonte të fshihte dështimin, e … të lërë shtigje të hapura për nesër.

Në orët në vijim do të merret vesh diçka më shumë.

E.G.

Comments

Submitted by Anila (not verified) on

Rama kerkoi me ngul Sadushin President -

Saliu i tha JO - sepse edhe Zaganjori edhe Sadushi vijne nga i njejta e kaluar profesionale - keshtu qe smund te hedhesh poshte Zaganjorin duke e zevendesuar per Sadushin.

Nderkohe qe Rama i ka thene JO kandidatures se Fatos Nanos. Ai eshte shprehur se Nano NUK ESHTE kandidat i PS-se.

Submitted by Bard (not verified) on

Per te dyten here Rama po refuzon Nanon dhe po i jep Berishes presidentin. Me kete miopi do shqyeje edhe nje cope te mire te PS, dhe te shkoje per lesh si Napoleoni ne dimrin rus. Koha qe i mbetet ne krye te PS do te quhet ne historiografine e politikesh shqiptare Dimri i vetmise se madhe te PS.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.