Shtypi shqiptar me çmim të standardizuar

Në fillim ishte Shqipi që la mënjanë versionin e tij pretencioz me 32 faqe; dhe duke u kthyer tek standardi shqiptar me 24 faqe, uli dhe çmimin nga 50 në 30 lekë, në një kohë që gazetat e tjera, si Shekulli, Panorama e Mapo ishin në treg me çmimin ‘anti-treg’ 20 lekë. Ndokush mendoi se Shqipi do ta ulte edhe ca çmimin për t’u njëjtësuar me tre të tjerat, por ndodhi e kundërta. Ka dy ditë që Panorama e Shekulli po dalin me çmimin 30 lekë. Të njëjtën gjë njoftonte sot dhe Mapo, nëpërmjet një shkrimi sqarues të Çilit. E përditshmja shqiptarja.com, dhe Tema kanë dalë qysh në krye të herës me këtë çmim, dhe kështu, me fare pak përjashtime, është arritur tek një çmim i standardizuar prej 30 lekësh.
Është ky një lajm i mirë? Kjo gjë mbetet për t’u parë.
Re.Pu.
Comments
Ky eshte nje lajm i keq ! Pse
<p>Ky eshte nje lajm i keq ! Pse ?! Nuk eshte koha e duhur per te bere kete lloj 'pakti' qe i takon 'konkurrences' ta perkthjeje. I thone 50 perqind rritje cmimi ! Kam frike se do te ndikoje ne inflacion !!! Shtypi print, i gjithi, i ka dhene ne dore konsumatorit 'ruleten ruse', se kush do e haje ate koker plumbi le te presim...Vecse na iku koha duke pritur nga te gjitha anet e 'horizontit'...Qe te mos 'jap' eksperienca te shtypit europian, pasi pronaret i njohin me shume e me mire se sa une, le t'u afrohen atyre eksperiencave, qe pa rritur cmimin rrisin tirazhet, duke ofruar 'falas' dhe 'gure'... e jo 'grure'...</p>
Kur vija per ca dite1,e kisha
<p>Kur vija per ca dite1,e kisha shabllon te blija Shekullin dhe Panoramen;te dyja 500 leke.Shqip bente 500,por sesi me dukej me aristokrate.Ndofta emrat e gazetareve,apo te quajturit analiste,qe nuk e kuptoj se çfare analizojne,por me nje fjale,Shqip me ka terhqeur pak,ne ato raste kur e kam lexuar.Natyrisht,karta e shkruar ka lezetin e saj,e do ti rezistoje portaleve Online.Ok,300 leke te vjetra mund te qendroje,me poshte nga nje kafe,qe mesatarisht kushton 500 leke.Psh,ne Itali,C.d.Sera apo La Repubblica kushtojne 1.20 euro,ndersa nje caffè kushton rreth 1 euro,por behet fjale per 100 faqe e me shume.</p>
Pa mëdyshje, lajm i mirë!
<p> Pa mëdyshje, lajm i mirë! Tani janë në kushte të barabarta. Më e pëlqyera do jetë më e shitura, ndryshe nga deri dje e 15 vite më parë, kur më e shitura ishte më e lira. Tani , standardi i afron mësëmiri me Legjislacionin Shqiptar të Financave. Botuesit nuk është e nevojshme të bëjnë shumë lojra me bilancet, për të mos i nxjerrë me humbje, siç janë në të vërtetë gjithë të përditshmet informative. Në këto raste, ligji parashikon shpalljen e falimentimit. Besoj se çmimi 30 lekë ka mundësi të jetë një detyrim ligjor i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Tatimeve. U ectë mbartë në këtë start të ri. Uroj që më e mira të jetojë në kushtet e klimës së biznesit dhe jo hileve.</p>
Add new comment