Gjermanët "imitojnë" Shqipërinë: publikojnë librin Mein Kampf; ndryshe amá

Një Institut historie në Gjermani (Mynih) ka vendosur të publikojë – mbani vesh mirë, ngaqë ka pasur një debat në Tiranë lidhur me këtë gjë! – librin e njohur të autorit Adolf Hitler me titull ‘Mein Kampf’ (Beteja ime). Është hera e parë që bëhet qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Në momentin që u bë ndalimi i publikimit të mëtejshëm të këtij libri prej fuqive aleate që morën nën kontroll Gjermaninë për ca vite, ishin shitur 12 milionë kopje të tij. Qysh atëherë, çështja e ripublikimit nuk është shtruar në Gjermani. Nuk është se ka qenë i ndaluar publikimi, por shteti i Bavarisë që ka pasur copy right-in nuk ia ka njohur askujt të drejtën e publikimit.
Instituti në fjalë do ta publikojë në version didaskalik, dmth me një shënim të qartë e të kuptueshëm hyrës (parathënie), dhe me shënime ‘redaksionale’ faqe pas faqeje, me anë të të cilave (shënimeve) do të bëhet kritika e tezave, do të merret distancë nga to, do të shpjegohen praktika të mëvonshme që kanë lindur pas përpjekjeve për të sendërtuar idetë e librit, etj, etj.
Nuk do ish keq që debati i këtushëm, në vend të synonte ndalimin e librit, të inkurajonte (sa kohë që ndonjë botues e kish vendosur) publikime të tilla të stilit shkollor. Ndalimi i një libri, përveç që është një akt i pastër censure, nuk zgjidh asnjë problem. E ka thënë mirë kant-autori gjerman, njëkohësisht disident gjatë regjimit komunist në lindje, Wolf Biermann: Ne gjithëherën jemi të prirur të kemi gjërat që na i ndalojnë t’i kemi.
Re.Pu.
Comments
Ky "kant-autori" gjerman
<p>Ky "kant-autori" gjerman duhet te kete qene shume i njohur ne Skrapar gjate kohes se Enverit... </p>
Thenia e ketij "kant-autorit'
<p>Thenia e ketij "kant-autorit' mund te perifrazohej: "Ne gjitheheren jemi te prirur te mendojme te kunderten e asaj per te cilen duan te na mbushin mendjen."</p><p>Kjo vlen edhe per shenimet shoqeruese te Main Kampfit. </p><p>Nqs larg qofte kjo klase politike do t'i coje punet ne Evrope si mos me keq, deri sa te vere ne kercenim ekzistencen e popujve evropiane permes degradimit ekonomik dhe rrenimit te tyre shpirteror permes emigracionit masiv, s'do mend qe nje pjese e njerezve do jene te prirur te besojne se cfare shkruhet tani per Hitlerin jane ne thelb "rrena legjendare".</p>
Add new comment