Arjan Vasjari: Berisha ka bërë çmos të dalë i humbur nga beteja presidenciale

Në një shkrim të tijin për Mapon, komentatori politik Arjan Vasjari mbron idenë se “askush më shumë se Berisha nuk ka kontribuar që vetë Berisha ta humbë betejën për presidentin e ardhshëm”. Cilido variant të adoptohet nga Berisha (dy variante sheh Vasjari në këtë mes), ai ka të sigurtë veç një gjë: humbjen. Në variantin e parë, në të cilin Berisha zgjedh njeriun e vet me 71 vota, do të thellohet në ekstrem kriza e besimit, do të kemi krizë parlamentare pa kthim, nuk do të merret statusi i vendit kandidat, e do të rrezikohen zgjedhjet e ardhshme. Në variantin e dytë, në të cilin Berisha bie dakord që presidenti të zgjidhet nëpërmjet një procedure bipartizane, ai do t’i paguajë një kosto sjelljes së deritanishme, pasi e gjitha kjo do të merrej, jo ‘si shenjë e ringjalljes së vetëdijes së tij demokratike’, por si një kapitullim e tërheqje e detyruar.
Në fund, Vasjari thotë, se nëse kjo histori vijon si ka nisur, në përfundim të odisesë presidenciale, “ne do të kemi një President e një humbës, dhe vetëm të parin nuk e dimë se cili është”.
Re.Pu.
Comments
Opinionin e tij zoti Vajsari

Opinionin e tij zoti Vajsari ,ne demokracine qe ofron humbesi i kesaj meseleje,mund ta shpreh hapur dhe lire.Por perballe asaj qe humbesi,i percaktuar nga vete zoti vajsari,na ka ofruar ne 7 vite qeverisje me ben te mendoj se opinioni i zotit Vajsari eshte vetem nje menyre per te ndryshuar ndonje ide audiences,e per ndopak publicitet ,ku perfituesi dihet se kush eshte!

Nje "individ",qeveri qe vret 4 te pafajshem me duar ne xhepa,ne nje proteste,nuk pyet per interes kombetar apo integrim ne UE.

Gjithesesi e merkura e ardheshme do te na qartesoje nese opinioni i zotit vajsari ka mundesi te jete i drejte. Nuk ka per te ndodhur qe parlamenti,te zgjedh nje president ne raundin e 1,kurre. Te jemi te ndergjegjshem per cfare klase politike kemi ....perpara se te supozojme historira banale pa sens!!!

Dmth ky anal-isti thote qe

Dmth ky anal-isti thote qe Sala zgjedh president ke i do bytha dhe Sala del i humbur. Hahahahaha. Pse po behet edi copash qe mos ta zgjedhe Sala ate qe do vete? Apo ngaqe ka frike se del i humbur Sala

Edi Rama dhe mafia a ndihmave

Edi Rama dhe mafia a ndihmave ne Shqiperi (e perfaqesuar nga zagaret e George Sorros-it) do me çdo kusht nje President i cili te mbroje interesat e kesaj shtrese e cila ka vjedhur (e lene edhe nga Berisha) me qindra miliona dollare. Presidentin nuk e do vetem Berisha dhe Meta per te siguruar se nuk do shkojne ne burg per ato krime dhe pislliqe qe kan bere, por edhe Edi Rama (bashke me vellane e tij Olsi) per qindra miliona dollaret qe Valdete Sala, Erion Veliaj, e Shoqeria "Civile" kane vjedhur ne keto 22 vjet.

Ka ardhur koha qe te gjithe keta te paguajne haracin kundrejt popullit fukara.

THUAJ JO YLLI ÇABIRIT PER PRESIDENT

Mendoj qe analiza e z

Mendoj qe analiza e z Vajsari eshte paksa e paplote pasi opsionet nuk jane vetem dy ... mund te ndodhe fare mire qe Berisha te zgjedhe president me 71 vota nje figure te papolitizuar dhe per kete faktori nderkombetar nuk mund te ishte kundra .... ne fund te dites te gjithe e kane te qarte se eshte thuajse e pamundur qe Rama e Berisha te bien dakort per nje emer te perbashket .... ajo qe nderkombetaret shpresojne eshte nje president i papolitizuar qe jo domosdoshmerisht perkthehet si i paanshem !

Arjani nuk ka kapur thelbin

Arjani nuk ka kapur thelbin e problemit ! Cfare eshte me e rendesishme te zgjedhesh ate qe te duhet per president apo te perceptohesh si humbes apo fitues ?????

Vasjari si berishian fanatik

Vasjari si berishian fanatik qe eshte kerkon te krijoje idene se Berisha eshte humbes edhe po e zgjodhin presidentin prandaj nuk prish pune po e arriti kete gje.

Kur ka dashur te dije Berisha per integrimin e vendit apo per vete fatet e vendit ? Kollaj fare per te : perseri eshte faji i opozites qe nuk integrohemi sepse ajo (opozita) nuk votoi presidentin e Berishes qe ky president te quhej konsensual.

Vasjari je si Shvejku : Te gjitha rruget te cojne te Berisha dhe jo te vendi yt dhe dhe i te gjithe neve por asnjehere vendi i Berishes.

Add new comment