Arben Malaj: Dakord me koalicionin PS-LSI, por …

Postuar në 22 Maj, 2012 04:49

Në një intervistë për revistën Klan, Arben Malaj është pyetur dhe lidhur me riafrimin Rama-Meta. Dhe duke folur për tezën e një kalicioni PS-LSI, që po hamendësohet nga shumë drejtime, e ndan argumentin në dy copa. “A e shikoj të mundshme një koalicion të tillë? Po, e shoh shumë të mundshme, sepse edhe mazhoranca Berisha, në thelb, është mazhorancë numerike dhe jo mirëqeverisëse. Është mazhorancë që sa herë ndjen rrezik votash shet poste politike dhe administrative, thjesht për të mbijetuar”, thotë ai fillimisht.

Patsaj vjen ‘copa’ e dytë. “A e shikoj të nevojshme?”, pyet ai veten. Dhe përgjigjet:  “[Nëse është e nevojshme, [kjo] duhet parë në raport me produktin politik që do të krijojë. Në qoftë se ndodh pikërisht tani, a do ta ndihmonte marrjen e statusit të vendit kandidat apo do të krijonte një krizë që na ngel në klasë për herë të tretë? Do të jetë një mazhorancë e re me një kalendar konkret reformash politike dhe qeverisëse apo thjesht një krushqi e re me të njëjtat huqe qeverisëse? Do të mbijetojë duke arritur rezultate apo duke rishitur mandate politike dhe poste në administratën publike, që kënaqin nga pak të gjithë? Do ta bëjë më militante apo më profesionale administratën tonë? Do ta përmirësonte jetën e shqiptarëve apo do të krijonte ciklin e krizave permanente?”

Duket se janë të gjitha pyetje me vend.

E.G.

Comments

Submitted by erind (not verified) on

<p>Home pra hudhu o palle se ju ka fut Edi Rama dhe Erion Veliaj (qe kopjo dhe perkthe gjith noten fjalimet e Obames) ne qorrsokak. Çohu pra ne qofte se ke bythe ne hiqe pallen e bllokut, sebashku me çunin e Sul Bushatit, Gjelil Gjonit, e Gramoz Rucin.&nbsp;</p><p>Riformatoje PS-ne dhe ecni perpara.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.